• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“GJENERUES I ENERGJIVE TË KOMBIT”/ Ruçi nga Shtëpinë e Kongresit të Lushnjes: Këtu nisi konsolidimi i Shqipërisë
Home
Politikë

“GJENERUES I ENERGJIVE TË KOMBIT”/ Ruçi nga Shtëpinë e Kongresit të Lushnjes: Këtu nisi konsolidimi i Shqipërisë

21 January, 2020 Delo.autor Politikë

Teksa zhvillohet  ceremonia festive në Shtëpinë e Kongresit të Lushnjes, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka deklaruar se sot në 100-vjetorin e parlamentizimit të Shqipërisë, nderohet Kongresi i Lushnjes si nisja e konsolidimit të Shqipërisë të pavarur dhe parlamentare.

““Rrallë gjendet në histori një shtëpi me kaq kontribute në historinë e një vendi. Shteti i shqiptarëve deri në shpalljen e pavarësisë, kishte qenë një planet i largët për shqiptarët. Por edhe pas shpalljes së pavarësisë, shteti rrezikonte të zhdukej e bashkë me të edhe Shqipëria. Nga kjo Shtëpi dhe nga ky Kongres nisi konsolidimi i Shqipërisë së pavarur e parlamentare. Nga kjo Shtëpi dhe nga ky Kongres nisi diplomacia shqiptare në mbrojtje të tërësisë territoriale dhe integritetit të Shqipërisë.  Nga kjo Shtëpi dhe nga ky Kongres nisi ndërtimi i administratës shqiptare, arsimit, shkollave dhe forcave të rendit.  Kjo shtëpi dhe ky Kongres u vunë në dispozicion të mbrojtjes së Shqipërisë dhe u shndërruan në një shtëpi e kongres historik, për arsye të vendimeve që u morën. Kongresi i Lushnjës pati një rrezatim kombëtar e popullor, u prit me entusiazëm e besim prej shqiptarëve dhe u bë sintetizues dhe gjenerues i energjive të kombit. Në vitet e para të jetës parlamentare çelën filizat e parë të pluralizmit demokratik. Sot, një shekull pas kësaj vepre themeltare për kombin dhe shtetin shqiptar, le të shprehim mirënjohjen tonëpër veprën monumentale të delegatëve të Kongresit të Lushnjes, burrave që përfaqësuan krahinat e Beratit, Skraparit, Mallakastrës, Lushnjes, Fierit, Dibrës, Matit, Durrësit, Shijakut, Kavajës, Tiranës, Elbasanit, Peqinit, Gramshit, Dumresë e Sulovës, Gjirokastrës, Libohovës, Përmetit e Këlcyrës, Delvinës, Tepelenës,  Korçës, Pogradecit, Kolonjës, Leskovikut, Hasit e Lumës, Gjakovës, Gashit dhe Shkodrës.  Vizioni, vendosmëria dhe kontributi i tyre e bënë Shqipërinë me Parlament.  Mirënjohje të përjetshme për këtë vepër që nuk do të harrohet edhe deputetëve të parë të Shqipërisë, të caktuar nga Kongresi i Lushnjës. Këta u bënë legjionarët e parlamentarizmit shqiptar dhe për këtë fakt historik kombi dhe historia do tu jenë përjetë mirënjohës.”, nënvizoi në përshëndetjen e tij Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.“ tha Ruçi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "U NJOHËM NË INSTAGRAM"/ Çfarë deklaruan të rinjtë nga Durrësi në polici, 18-vjeçari mohon akuzën për abuzim seksual
Previous article "DO NGELESH GJITHMONË NË ZEMRAT TONA"/ Miqtë e 28-vjeçarit që u ekzekutua mbrëmë dedikime prekëse në rrjetet sociale, ja detaji që bie në sy (FOTO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni! Politikë

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë Politikë

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë

RAMA VIZITË NË SHBA/ Merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së Politikë

RAMA VIZITË NË SHBA/ Merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT