• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U PREMTOI PUNË, U MORI 8 MIJË EURO/ Arabi mashtroi dy egjiptianë, shëtit i lirë duke mashtruar në Tiranë
Home
Aktualitet
Kronikë

U PREMTOI PUNË, U MORI 8 MIJË EURO/ Arabi mashtroi dy egjiptianë, shëtit i lirë duke mashtruar në Tiranë

21 January, 2020 k.autor Aktualitet, Kronikë

Një shtetas arab, i cili u arrestua me bujë, gati një vit më parë, dhe për këtë shkak u vendos nën hetim, vazhdon të mashtrojë qytetarë të shumtë.

Ahmed dhe Fitou, gjenden në Shqipëri prej muajsh, atyre ju premtua nga shtetasi Talal një jetë më e mirë, punë më e mirë dhe sigurisht të ardhura më të mira. Pavarësisht këtij premtimi, të dy vazhdojnë të jenë në Shqipëri, të pastrehë, të papunë dhe të mashtruar. Ata paguan tetë mijë euro për këtë udhëtim,ndërsa mashtruesi vazhdon të jetë i lirë.

“Duhet të kthehem në Egjipt, s’ka asgjë për të bërë këtu”, shprehet Amar. Amar punonte bojaxhi në vendin e tij dhe kur ra në kontakt me agjencinë e Talal Ahmed Abu Mayba përmes një ëebsaiti të titulluar “Free Zone Albania”, ju premtua se në Shqipëri kishte mundësi të bëhej biznesmen. Firmosi menjëherë një kontratë.

“Talal më tha mua që unë mund të gjeja punë këtu dhe mund të merrja një pagë të mirë.Nga 1200 deri në 2500 euro.Kështu më tha”, tha ai.

Ku e takuat Talalin?

“E takova Talalin përmes bashkëpunëtorit të tij në një zyrë.Është egjiptian. Dhe me tha që Shqipëria është shumë e mirë, ka jetesë dhe rroga të mira. Dhe kështu unë fillova të aplikoj për dokumentat”, shtoi më tej.

Megjithëse, ndërkohë shtetasi arab Talal gjendet nën hetim dhe me pasaportë të bllokuar asgjë nuk e ka ndalur atë që të përdorë të njëjtën skemë edhe tek egjiptianë të tjerë. Nga tetori 2019 deri tani kanë ardhur në Shqipëri përmes këtij premtimi 19 të tjerë.

“Ai nuk mund të shkojë në Egjipt tani, pasi ka shkaktuar shumë probleme më përpara.Dhe të gjithë e dinë tashmë për të. Ai nuk mund të kthehet dot në Egjipt”, shprehet Amar.

“Më tha hajde këtu, është mirë, është shumë mirë, gjëra të tilla, pastaj kur mori paratë na tha mirupafshim dhe na la”, thotë Ahmed.

Edhe Ahmed dhe Fitou kanë të njëjtin fat si Amar. Por, ndërkohë, Talal gjendet nën masë detyrim paraqitje kurse Prokuroria pohon se është në pritje të letër-porosive, pasi sipas akteve të administruara, pavarësisht indicieve, i dyshuari ka paraqitur kontratat e lidhura, që sipas tij janë çështje civile dhe jo penale. TCh

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “SE NJË FEMËR DURON SHUMË!” Kjo foto e Keisit ngre dyshime: U pajtua me Stresin?
Previous article U KAPËN ME 150 KILOGRAM KANABIS NË TEPELENË/ Zbulohen EMRAT e 6 trafikantëve të arrestuar mes tyre një femër

k.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHET FOTO/ U ekzekutua me 25 plumba në Shkodër, ky është 40 vjeçari Aleksandër Koçeku Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ U ekzekutua me 25 plumba në Shkodër, ky është 40 vjeçari Aleksandër Koçeku

TRAGJIKE/ Ishte duke punuar në arë me babanë, hyn në lum për t’u larë, mbytet 15-vjeçari në Berat Aktualitet

TRAGJIKE/ Ishte duke punuar në arë me babanë, hyn në lum për t’u larë, mbytet 15-vjeçari në Berat

EMRI/ I dënuar me 13 vjet burgim për shfrytëzim prostitucioni dhe skllavërim, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari Aktualitet

EMRI/ I dënuar me 13 vjet burgim për shfrytëzim prostitucioni dhe skllavërim, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT