• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“PAS LINDJES NISËN EDHE PROBLEMET”/ U martua në moshën 15-vjeçare. Historia e trishtë e Sarës (VIDEO)
Home
Sociale

“PAS LINDJES NISËN EDHE PROBLEMET”/ U martua në moshën 15-vjeçare. Historia e trishtë e Sarës (VIDEO)

19 January, 2020 k.autor Aktualitet, Sociale

Rubrika “Ka një mesazh për ty” në Tv Klan ka sjellë ditën e sotme historinë e vështirë të Sarës. Ka qenë mamaja e saj, e cila ka rrëfyer në studio problemet me të cilat është përballur vajza e saj. Të jesh prind nuk do të thotë që je i pagabueshëm dhe diçka të tillë e pranon edhe Shqipja, e cila rrëfen se kur vajza ishte vetëm 15 vjeç, ajo e martoi.
Problemet do të nisnin menjëherë pas lindjes së djalit sepse ai pas 4 muajsh u diagnostikua me epilepsi. Ishte e rëndë për Sarën, e cila u përpoq me bashkëshortin që vogëlushi të kurohej, madje shkuan edhe në Gjermani. Por sipas Shqipes, dhëndri i saj hoqi dorë shpejt sepse nuk pranoi më të qëndronte në Gjermani, kjo sepse e nxisnin edhe prindërit e tij.  Ardit Gjebrea: Ti vjen nga? Shqipja: Fushë Kruja! Ardit Gjebrea: Motivi pse ke ardhur këtu është Sara? Shqipja: Po! Ardit Gjebrea: Më trego pak të lutem! Shqipja: Sara një fëmijë shumë i shkathët, një vajzë shumë e qeshur, por unë që 15 vjet e fejova dhe e martova, shumë të re. Sebep që u martua ishte komshiu. I martuam në fillim. martesa shkoi mirë. Mbas një viti që ajo lindi djalin, filluan problemet. Ardit Gjebrea: Çfarë problemesh?

Shqipja: Djali lindi i sëmurë. Tani lindi sëmurë apo u sëmur më mbrapa, këtë vetëm Zoti e di, ne nuk e dimë Ardit. U bë fëmija 4 muajsh, e sollën, e vizituan ja bënë të gjitha dhe ai doli i sëmurë me epilepsi. Mbas dy vjetësh, Sara mori rrugën me të shoqin në Gjermani, që të shëronte djalin atje. Djali u bë më mirë në Gjermani. Por 8 muaj zgjati në Gjermani. Ardit Gjebrea: Po pse? Shqipja: U kthye bashkëshorti, s’donte të rrinte, donte të vinte tek pleqtë. Filluan grindjet, thyerjet, gjithçka. Ardit Gjebrea: O Shqipe pse nuk i thonit Sarës diskuto me bashkëshortin, fol me të. Sepse vërtet janë prindërit, por edhe fëmija është drita e syve. Kështu që në ato momente mund të ishte bërë një sakrificë, të qëndronte në Gjermani, derisa të shërohej djali dhe pastaj të ktheheshin? Shqipja: Ai Ardit nuk dëgjoi të rrinte në Gjermani, dëgjoi të ëmën, donte të vinte në Shqipëri dhe erdhi në Shqipëri.

Ardit Gjebrea: A kishte ndonjë moment që Sara tha nuk dua të jetoj më aty? Shqipja: Një ditë Tetori ka qenë, Sara mori djalin dhe erdhën në shtëpi. Mami tha nuk mundem të rri, s’mundem ta shtyj më me ata njerëz. Kur s’janë të aftë për fëmijën e tyre, për vajzën time ata s’donin t’ia dinin fare. E mbajta një muaj. Sollën njerëz, u lutën, thanë do kthejmë, do bëjmë çmos që djali të vazhdojë fizioterapinë, se për atë ka më shumë nevojë djali. Por nuk ndodhi kurrë ajo ditë. E ktheva unë gocën. Ardit Gjebrea: Po Sara donte apo i thatë ju shko? Shqipja: Jo e çuam ne. Nuk donte Sara të kthehej. Ardit Gjebrea: Po pse e çuat ju? Shqipja: Nuk donim që ai fëmijë të rritej pa baba! Ishte një gjë shumë e gabuar që bëmë të dy si prind që e çuam Sarën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article IRANI BASHKËPUNIM ME AGJENSINË NDËRKOMBËTARE TË ENERGJISË ATOMIKE/ Mund të çojë në rivendosjen e sanksioneve të OKB-së
Previous article PAS 1 MUAJ PUSHIM/ Rikthehet Kuvendi, zbardhen pikat që do të diskutohen nesër

k.autor

Postime të ngjashme

AKSION ANTIDROGË NË TIRANË/ Arrestohet djali i Petrit Çakrajt, të akuzuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës Aktualitet

AKSION ANTIDROGË NË TIRANË/ Arrestohet djali i Petrit Çakrajt, të akuzuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës

RIHAPET DOSJA E KOZETA HYSENIT/ Prokuroria kërkon marrjen në pyetje të 28 personave për krimin e vitit 1999 Aktualitet

RIHAPET DOSJA E KOZETA HYSENIT/ Prokuroria kërkon marrjen në pyetje të 28 personave për krimin e vitit 1999

RREZIKUAN PUSHUESIT NË DET/ Policia ka gjobitur 278 shkelës! Drejtuesit me ‘Jet Ski’ u ndëshkuan me 100-500 mijë lekë Aktualitet

RREZIKUAN PUSHUESIT NË DET/ Policia ka gjobitur 278 shkelës! Drejtuesit me ‘Jet Ski’ u ndëshkuan me 100-500 mijë lekë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT