Disa ditë më parë opozita pranoi të ulej në tyezë me mazhorancën për reformën zgjedhore, të cilët e pranuan të gjtha palët duke e emëruar si Këshilli Politik.
Të shumtë ishin njerëzit pranë partisë demokratike, që u zhgënjyen nga ky vendim i Bashës dhe Kryemadhit për tu ulur në tryezën e bisedimeve. Por duket se këtij zemërimi i është bashkuar edhe Berisha, i cili nuk ka reaguar fare në lidhje me uljen në tryezë për reformën zgjedhore. Hapi prapa i Berishës në mos-reagimin e tij për reformën zgjedhore të lë të mendosh se Basha është ai që i merr vendimet politike.
Edhe presidenti Meta nuk ka reaguar zyrtarisht për këtë dalog të cilin ai vetë e kishte kërkuar, qysh nga fillimi i ngërçit politik. As ai me ndonjë postim në rrjetet sociale dhe as institucioni që ai përfaqëson.
Heshtja e këtyre dy politikanëve të vjetër dhe lojtarë të marrëveshjeve nën-tavolinë e ka bërë më konfuze situatën e aktualitetit politik.
AlpeNews.al