• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZBARDHET VENDIMI PËR PUSHIMIN E ÇËSHTJES “LOBIMI RUS PËR PD”/ Gjykata rrëzon deklarimet e Muzin pa marrë dëshminë e tij
Home
Politikë

ZBARDHET VENDIMI PËR PUSHIMIN E ÇËSHTJES “LOBIMI RUS PËR PD”/ Gjykata rrëzon deklarimet e Muzin pa marrë dëshminë e tij

17 January, 2020 k.autor Breaking News, Politikë

Zbardhet vendimi i gjykatës që pushoi çështje për dosjen e “dosje të lobimit rus të PD”  të gjyqtarit Lazër Sallaku duke rrëzuar akuzat kundër Lulzim Bashës, ish-sekretarit të përgjithshëm Arben Ristani dhe financierit të partisë Ilir Dervishi.  Në 41 faqe vendim të zbardhura nga gazetari Arsen Rusta thuhet se nuk ekziston fakti penal, ndërsa sipas hetimit gjyqësor ka rezultuar se PD nuk ka pasur asnjë kontratë lobimi me kompaninë Biniada Trade.

Në vendimin e gjykatës thuhet se kontrata e Muzin me Biniada Trade nuk ka lidhje me interesa të ndonjë partie politike, ndërsa deklarata e tij se ka marrë 500 mijë dollarë nga PD dhe 150 mijë dollarë nga Biniada Trade nuk është quajtur besueshme. Sipas gjyqtarit Lazër Sallaku deklarimi i tij nuk provohet me dokumente dhe për rrjedhojë nuk mund t’i nënshtrohet vlerësimit të gjykatës.

Akuzat kanë të bëjnë me një shumë prej 650.000 dollarësh, të paguara në 2017 lobistit amerikan Nikolas Muzin për llogari të Partisë Demokratike, por këtë shumë PD nuk ka deklaruar asnjëherë se e zotëronte. Gjyqtari Lazër Sallaku, nuk i gjykon të mjaftueshme si prova as dokumentet zyrtare të Departamentit amerikan të Drejtësisë, të cilat faktojnë disbursimin e atyre 650.000 dollarëve në emër të Partisë Demokratike dhe të padeklaruar në Shqipëri.

Prokuroria nuk e ka marrë në pyetje asnjëherë lobistin amerikan Nikolas Muzinin të cilit iu paguan 650.000 $, megjithëse ai ishte një dëshmitar themelor për të sqaruar përgjegjësitë e mundshme të të pandehurve dhe gjyqtarit Lazër Sallaku e mbylli çështjen para se Muzin të fliste./Shqiptarja.com

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article OPERACIONI SHQIPËRI-ITALI/ Arrestohet në Shkodër 50-vjeçari, pjesë e grupit kriminal të trafikut të drogës e armëve (EMRI)
Previous article SIGURIA NË RRUGË/ Hodaj: Në fund të shkurtit propozimet konkrete

k.autor

Postime të ngjashme

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar Politikë

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar

DETAJET/ Kapet në ndjekje furgoni me 2500 kubikë kanabisi, në pranga 2 të rinjtë! Do ngrinin plantacionin e drogës në vaun e Dejës Aktualitet

DETAJET/ Kapet në ndjekje furgoni me 2500 kubikë kanabisi, në pranga 2 të rinjtë! Do ngrinin plantacionin e drogës në vaun e Dejës

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin… Politikë

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT