• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GATI MIRATIMI PËR PLANET VENDORE/ Si do të ndërtohen zonat e reja, ku do të jetojnë të prekurit nga tërmeti
Home
Aktualitet

GATI MIRATIMI PËR PLANET VENDORE/ Si do të ndërtohen zonat e reja, ku do të jetojnë të prekurit nga tërmeti

17 January, 2020 Delo.autor Aktualitet

Qeveria ka miratuar rregullat dhe procedurën e përshpejtuar për hartimin dhe miratimin e planit të detyruar vendor, si dhe proçedura e miratimit të lejeve të zhvillimit dhe lejeve të ndërtimit, në rastet e fatkeqësive natyrore, për objektet e reja dhe/ose të infrastrukturës publike, si dhe zonave të reja për zhvillim.

Këto plane kanë për qëllim zhvillimin dhe/ose rizhvillimin e një zone të dëmtuar nga ngjarja e fatkeqësisë natyrore; zhvillimin e një zonë të re për të përballuar nevojën për strehim të familjeve të prekura nga fatkeqësia si dhe ndërtimin e infrastrukturave publike.

Ky vendim parashikon që njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe autoritetet përgjegjëse shtetërore për planifikimin e zhvillimin e territorit, në rast fatkeqësie natyrore, duhet të marrin masa të hartojnë dhe të miratojnë planin e detyruar vendor, si dhe lejet përkatëse për zhvillim e ndërtim, sipas kushteve e procedurave të përcaktuara në këtë vendim.

Këto njësi duhet të identifikojnë zonat të cilat do t’i nënshtrohen hartimit të planit të detyruar vendor, me qëllim përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore.

Vendimi parashikon që grupi i punës, i ngritur nga kryetari i bashkisë dhe i përbërë nga specialistë të bashkisë dhe/ose ekspertë të licencuar, të përzgjedhur sipas parashikimeve të aktit normativ nr. 9, datë 16.12.2019, harton planin e detyruar vendor, brenda 30 ditëve pune nga data e shpalljes me vendim të Këshillit të Ministrave të zonës së re për zhvillim dhe/ose nga data e identifikimit të zonës të dëmtuar nga ngjarja e fatkeqësisë natyrore që përfshihet në zhvillim dhe ia paraqet kryetarit të bashkisë për miratim.

Plani i detyruar vendor dërgohet dhe paraqitet për njohje edhe në Këshillin Kombëtar të Territorit, në mbledhjen e radhës. Njësitë e vetëqeverisjes vendore marrin masa që, pas miratimit, plani i detyruar vendor të integrohet me planin e përgjithshëm vendor, duke ndjekur përcaktimet e vendimit nr.686, datë 22.11.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullores së planifikimit të territorit”, të ndryshuar.

Vendimi parashikon dhe procedura të përshpejtuara për shqyrtimin dhe miratimin e lejes së ndërtimit.

PLANET VENDORE

  1. Plani i detyruar vendor ka për qëllim:
  2. a) zhvillimin dhe/ose rizhvillimin e një zone të dëmtuar nga ngjarja e fatkeqësisë natyrore;
  3. b) zhvillimin e një zonë të re për të përballuar nevojën për strehim të familjeve të prekura nga fatkeqësia;
  4. c) ndërtimin e infrastrukturave publike.
  5. Plani i detyruar vendor përmban, të paktën:
  6. a) planin e përcaktimeve territoriale, i shprehur në relacion dhe hartën shoqëruese për pikat emëposhtme:
  7. analizën që paraprin përcaktimet territoriale;
  8. përcaktimet për përdorimin e tokës për çdo nënnjësi në nënkategori dhe funksione, sipas rregullave të vendimit nr. 686, datë 22.11.2017, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar;

iii. përcaktimet e infrastrukturave teknike, duke përfshirë ato të transportit, të energjisë, të telekomunikacionit dhe të ujësjellës-kanalizimeve;

  1. përcaktimet e kushteve të zhvillimit për nënnjësitë dhe/ose për parcelat;
  2. programin për zbatimin e planit të detyruar vendor-ndërtimin e infrastrukturave, shërbimeve

publike dhe banesave;

  1. b) rregulloren e planit të detyruar vendor, mbështetur në përcaktimet për rregulloren e PDVsë,

sipas vendimit nr. 686, datë 22.11.2017, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar;

  1. c) imazhe ilustruese për zhvillimin e zonës;

ç) raportin e vlerësimit teknik që paraprin miratimin e planit.

Monitor

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SOLIDARITETI/ Premtoi të ndërtonte dy shtëpi në Thumanë, Ardit Gjebrea mban fjalën e tij (FOTO)
Previous article MAKINA E PËRPLASI PËR VDEKJE/ Identifikohet shqiptari, çfarë tha shoferi kur e ndaloi policia (EMRI)

Delo.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbyllin protestën para Kryeministrisë, nisin marshimin nëpër Tiranë Aktualitet

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbyllin protestën para Kryeministrisë, nisin marshimin nëpër Tiranë

"HAJDE ME NE SE KEMI NJË SURPRIZË"/ Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, flet nëna e saj: Nuk i fal dot autoret, vetëm unë e di sa po vuajmë Aktualitet

"HAJDE ME NE SE KEMI NJË SURPRIZË"/ Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, flet nëna e saj: Nuk i fal dot autoret, vetëm unë e di sa po vuajmë

FOTOLAJM/ Të shoqëruar nga besimtarë, një grup hoxhallarësh shfaqen çdo ditë në protestë Aktualitet

FOTOLAJM/ Të shoqëruar nga besimtarë, një grup hoxhallarësh shfaqen çdo ditë në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT