Lini është një nga fshatrat më interesant dhe më piktoresk në Shqipëri. I vendosur në një kodër të bukur buzë liqenit të Ohrit në afërsi të Pogradecit.
Gadishulli i bukur i fshatit Lin është një vend i mrekullueshëm pelegrinazhi turistik natyror dhe kulturor. Ky fshat vizitohet nga shumë turistë për t’u njohur me historinë, kulturën dhe bukurinë e këtij vendi.
Në këtë fshat ke mundësi të vizitosh muzeun dhe varret e vjetra. Mozaikët kanë disa figura të bukura si peshq, zogj,etj. Kur ngjitesh në kodrën e këtij fshati mund të shijosh pamjen e bukur të liqenit i cili është quajtur “Liqeni i Dritës”. Rreth e Rrotull Shqiperisë