• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
CHECK-up TEJKALON TARGETIN 475 MIJË KONTROLLORËVE NË VIT/ Zero kosto për shtetin dhe paguhet nga koncensionari
Home
Aktualitet

CHECK-up TEJKALON TARGETIN 475 MIJË KONTROLLORËVE NË VIT/ Zero kosto për shtetin dhe paguhet nga koncensionari

16 January, 2020 k.autor Aktualitet

Targeti i vendosur prej 475 mijë qytetarësh për kryerjen e Kontrollit Mjekësor Bazë është kapërcyër me mbi 7700 qytetarë, që do të thotë që për secilin prej qytetarëve që janë mbi targetin e vendosur, Kontrolli Mjekësor Bazë ka zero kosto për shtetin dhe paguhet nga koncesionari”. Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, e cila konfirmoi se viti 2019 është viti i parë që është kapërcyer targeti dhe janë 482,711 qytetarë që kanë kryer Kontrollin Mjekësor Bazë. “Përgjigja e qytetarëve që gjithnjë e më shumë i besojnë këtij programi parandalues, i cili ka sjellë dobi të jashtëzakonshme për ruajtjen e shëndetit të popullatës, është përgjigja më e mirë për të gjithë skeptikët”, tha Manastirliu. Rezultatet që ka prodhuar Kontrolli Mjekësor Bazë janë shumë të rëndësishme për parandalimin e sëmundjeve, uljen e invaliditetit dhe mortalitetit nga sëmundjet kronike.

Të dhënat tregojnë se në rang kombëtar 26.2% e qytetarëve që kanë kryer Kontrollin Mjekësor Bazë kanë vlera të larta të Kolesterolit që rrezikojnë të preken nga probleme të enëve të gjakut, zemrës dhe trurit nëse nuk ndryshojnë stilin e jetesës. Në rang kombëtar 14.5 % e qytetarëve që kanë kryer Kontrollin Mjekësor Bazë janë pre-diabetik ndërsa 8.6 % janë me diabet. Rezulton se 13.4 % e qytetarëve që kanë kryer Kontrollin Mjekësor Bazë janë anemik; 6.73 % e qytetarëve që kanë kryer Kontrollin Mjekësor Bazë rezultojnë me rritje të vlera të larta të enzimave të mëlcisë.

Prej Prillit 2015 zbatohet në të gjithë vendin programi i kontrollit shëndetësor bazë pa pagesë për të gjithë shtetasit rezident të grupmoshës 35-70 vjeç. Rreth 13% më shumë qytetarë krahasuar me vitin 2018 e kanë kryer këtë kontroll. Prej fillimit të këtij programi janë më shumë 1 milion e 797 mijë kontrolle mjekësore bazë të kryera nga qytetarët. Aktualisht ka dyfishim të qytetarëve që kanë kryer kontrollin mjekësor bazë që nga viti 2015. Përveçse qytetarët e kanë përfituar falas këtë shërbim shëndetësor, kontrolli mjekësor bazë ka ndikuar edhe në uljen e kostove të trajtimit të tyre, duke ulur invaliditetin dhe mortalitetin nga sëmundjet jo të transmetueshme. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, programi i Kontrollit Mjekësor Bazë konsiderohet kosto-efektiv për Shqipërinë, ku vihet re një rritje e sëmundshmërisë kronike, ndërsa popullata ka ende kulturë të ulët shëndetësore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË VETËM 10 DITË/ Pranë zyrave të punës janë kryer 258 aplikime online
Previous article "LA PUNËN DHE RRINTE ME ORË NË FACEBOOK"/ Burri me lot në sy tregon si e braktisi gruaja dhe i mori vajzën: Tani bashkëjeton me…

k.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove Aktualitet

PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet Aktualitet

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet

HOQËN FLAMURIN NGA AMBASADA IZRAELITE/ Tubuesi: Incidenti s’ka lidhje me protestën Aktualitet

HOQËN FLAMURIN NGA AMBASADA IZRAELITE/ Tubuesi: Incidenti s’ka lidhje me protestën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT