• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
L’HUMANITE (1914)/ Esat Pasha – Princ Vidit, kur zbarkoi në Durrës për herë të parë : Ju do të jeni një Skënderbe i dytë për shqiptarët!
Home
Dossier

L’HUMANITE (1914)/ Esat Pasha – Princ Vidit, kur zbarkoi në Durrës për herë të parë : Ju do të jeni një Skënderbe i dytë për shqiptarët!

16 January, 2020 k.autor Dossier

“L’Humanité” ka botuar, të hënën e 9 marsit 1914, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me ardhjen e Princ Vidit në Shqipëri dhe pritjen e tij nga Esat Pashë Toptani, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Festimet në Durrës

Mirëseardhja e Esat Pashës për Princ Vidin

 

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Durrës, 8 Mars. Ja detajet për ardhjen e sovranëve shqiptarë.

Që në mëngjes, rrugica ku duhet të kalojnë sovranët është zbukuruar me harqe triumfi. Paria mbërrin në marine (port) rreth orës një, turma është shumë e madhe. Në orën 1 e 30 minuta anijet shfaqen sipas rendit të mëposhtëm : Taurus-i, Quarto, Bruix-i, Gloucester-i ; një varkë, duke pasur në bord Esat Pashën, guvernatorin e përgjithshëm të Durrësit, kryebashkiakun dhe komandantin holandez të xhandarmërisë niset në orën 2 e 05 minuta.

Varka mbretërore largohet nga Taurus-i në orën 2 e 40 minuta, ndërsa marinsat e anijeve në breg brohorasin dhe topat buçasin. Sovranët priten në breg nga Mexhit beu, trupi konsullor, përfaqësues të krahinave të ndryshme të Shqipërisë dhe nga oficerë të anijeve në port. Mexhit beu bën prezantimet.

Duke përshëndetur sovranët, në bordin e Taurus-it, Esat Pasha tha këto fjalë : “Unë jam i lumtur t’ju uroj mirëserardhjen. Ju do të jeni një Skënderbe i dytë. Të gjithë shqiptarët janë të bindur se ju do ta bëni Shqipërinë të madhe dhe se do të jeni babai ynë.”

Gjatë mbrëmjes, orkestra italiane dha një koncert në sheshin e Marinës, i ndriçuar në mënyrë shkëlqyeshme, në prani të një turme të madhe. Pati një spektakël të madh fishekzjarresh. Delegacionet shqiptare marshuan në kopshtin mbretëror përpara sovranëve. U mbajtën disa fjalime. Grupe të mëdha demonstruesish marshonin në rrugët e qytetit, duke brohoritur me entuziazëm para konsullatave italiane dhe austro-hungareze. (Havas). /Darsiani.com/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MARRËVESHJA ME KINËN/ Djalli, Belzebuja dhe Donald Trumpi
Previous article FESTA E ÇMENDUR! Yjet e Man. City e "djegin" në hotel me 22 modelet seksi (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/ Biografia e panjohur e Enver Hoxhës e vitit 1969: Ali Kelmendi në Gjirokastër u takua me shokun Enver, tek i cili shihte një marksist-leninist të vendosur dhe të pjekur... Dossier

DOSSIER/ Biografia e panjohur e Enver Hoxhës e vitit 1969: Ali Kelmendi në Gjirokastër u takua me shokun Enver, tek i cili shihte një marksist-leninist të vendosur dhe të pjekur...

DOSSIER/ Dokumentet sekrete të CIA-s: Balluku ishte i paaftë t’u jepte një përgjigje delegatëve, prandaj telefonoi Enver Hoxhën e Mehmet Shehun dhe u tha të ktheheshin menjëherë në Tiranë, pasi… Dossier

DOSSIER/ Dokumentet sekrete të CIA-s: Balluku ishte i paaftë t’u jepte një përgjigje delegatëve, prandaj telefonoi Enver Hoxhën e Mehmet Shehun dhe u tha të ktheheshin menjëherë në Tiranë, pasi…

DOSSIER/ "Dua të shumëfishoj rrugët turistike dhe hotelet e vogla…” Intervista e panjohur e Mbretit Zog për gazetën franceze në 1935 Dossier

DOSSIER/ "Dua të shumëfishoj rrugët turistike dhe hotelet e vogla…” Intervista e panjohur e Mbretit Zog për gazetën franceze në 1935

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT