• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SAKSIONET KUNDËR IRANIT/ Rouhani: Ushtarët europianë në Lindjen e Mesme nuk do të jenë të sigurt
Home
Nderkombetare

SAKSIONET KUNDËR IRANIT/ Rouhani: Ushtarët europianë në Lindjen e Mesme nuk do të jenë të sigurt

16 January, 2020 k.autor Botë, Nderkombetare

Me sanksione e reja të mundshme, ushtarët europianë në rajonin e Lindjes së Mesme do të jenë në rrezik.

Me këto fjalë Presidenti iranian Hassan Rouhani po përpiqet të çlirohet nga shtrëngimi i Uashingtonit dhe mbyllja e Europës të shkaktuara nga shkëputja e Teheranit nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015, duke vënë në dyshim sigurinë e kontigjentëve ushtarakë të BE në rajon.

Rouhani tha se ‘Sot ushtarët amerikanë janë në rrezik, nesër ushtarët europianë mund të jenë në rrezik’ – dhe shtoi: Ne nuk duam paqëndrueshmëri në botë. Ne duam që ju europianët ta lini këtë rajon me mençuri, jo me luftë.

Mbretëria e Bashkuar, Gjermania dhe Franca, të cilat kanë nënshkruar marrëveshjen bërthamore, akuzojnë Iranin për shkelje të paktit ndërsa procesi mund të çojë në sanksione të reja të OKB gjë e cila me shumë gjasa do ta dobësonte Teheranin në ndeshje kundër Shteteve të Bashkuara.

Nga Rouhani u përmend dhe lista e gjatë e shkeljeve amerikane kundrejt të cilave, sipas tij Europa nuk ka reaguar.

“Kur Trump shpërtheu kundër NATO-s çfarë bëtë? Po kur u largua nga UNESCO? Kur u largua nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut në OKB, çfarë keni bërë? ” – pyeti në mënyrë retorike Presidenti iranian.

Reagimi i Iranit dhe kundër reagimi i Gjermanisë, Britanisë dhe Francës e kanë futur marrëveshjen bërthamore në kolaps.

Që nga viti 2018, kur Shtetet e Bashkuara dolën nga pakti, Irani ka tejkaluar kufijtë në sasinë e uraniumit dhe nivelin e pasurimit, përtej kufirit të vendosur prej 3.65% . Në mosmarrëveshje, Europa zgjedh sanksione dhe, për këtë arsye, në sytë e Teheranit Europa ka zgjedhur anën e Shteteve të Bashkuara.

Edhe pse ditët e fundit nuk ka pasur një përshkallëzim ushtarak, armiqësitë ekonomike midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit zhvillohen me sanksionet e vendosura nga Trump kundër tetë zyrtarëve iranianë dhe njëzet ndërmarrjeve të prodhimit të aluminit, çelikut dhe bakrit të kontrolluar nga Republika Islamike, një hap i mëtejshëm ky pas vendimit për të goditur eksportet e naftës, të cilat shkojnë në nga mbi 2 milion fuçi në ditë në rreth 250 mijë, një vendim gjithashtu që ndikon edhe në jetën e përditshme të qytetarëve iranianë.

Sanksionet amerikane synojnë të destabilizojnë hapjet ndërkombëtare të Iranit edhe përmes izolimit ekonomik të kompanive të huaja që blejnë lëndë të parë ose produkte gjysëm të gatshme nga kompanitë iraniane.

Ekspertët nxjerrin në pah faktin se prodhimi metalurgjik, veçanërisht çeliku, ka pësuar një rritje të konsiderueshme gjatë vitit 2019.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NJË GRUA PËR PRESIDENTE NË GREQI/ Mitsotakis propozon Ekaterini Sakellaropoulou
Previous article PLAGOSJA ME ARMË NË ELBASAN/ Kush është i riu që, u qëllua nga një makinë në lëvizje (FOTO+EMRI)

k.autor

Postime të ngjashme

“STATUSET NUK NDRYSHOHEN ME URDHRA”/ Irani i përgjigjet Trump: Ngushtica është iraniane dhe do mbetet e tillë Botë

“STATUSET NUK NDRYSHOHEN ME URDHRA”/ Irani i përgjigjet Trump: Ngushtica është iraniane dhe do mbetet e tillë

FARAGE MERR MANDATIN E DEPUTETIT/ “Armiku” i shqiptarëve fiton përballë “koshit të plehrave” Botë

FARAGE MERR MANDATIN E DEPUTETIT/ “Armiku” i shqiptarëve fiton përballë “koshit të plehrave”

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse Botë

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT