• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PARLAMENTI GREK/ Votohet marrëveshja për lejet shqiptare të drejtimit të automjeteve
Home
Aktualitet
Kronikë

PARLAMENTI GREK/ Votohet marrëveshja për lejet shqiptare të drejtimit të automjeteve

15 January, 2020 F.autor Aktualitet, Kronikë

Komisioni i Përhershëm për Prodhim dhe Tregti në Parlamentin grek miratoi të mërkurën Projektligjin e Ministrisë greke të Infrastrukturës dhe Transportit për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit midis Shqipërisë dhe Greqisë. Sipas njoftimit zyrtar të Parlamentit grek deputetët e Komisionit votuan me shumicë votash ratifikimin e marrëveshjes mes të dy vendeve që u paraqit në Komision nga Zëvendës Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Joanis Qefalojanis. Marrëveshja ishte nënshkruar nga Ministrat e atëhershëm të Jashtëm Ditmir Bushati, dhe Nikolaos Kocias në maj të vitit 2018, por që të hynte në fuqi duhet të ratifikohej nga Parlamenti grek.

Autoritetet greke nuk kanë dhënë motive për vonesat, por më në fund pas gati dy vitesh Komisioni Parlamentar grek ka hapur dritën jeshile që projektligji të kalojë në seancë parlamentare. Njohja e ndërsjelltë e lejeve të drejtimit pritet të lehtësojë lëvizjen e shtetasve shqiptarë dhe grekë dhe sidomos të dhjetëra mijëra emigrantëve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi. Autoriteti i Transportit Rrugor shqiptar duke iu referuar marrëveshjes ka pohuar se “shtetasit shqiptarë që zotërojnë leje drejtimi, model i lëshuar nga 1 korriku i vitit 2005, ose ata që janë të pajisur me formatin që ka nisur të shpërndahet nga 24 janari i vitit 2017, mund të drejtojnë automjetin e tyre edhe në territorin grek”. Marrëveshja për lejet e drejtimit parashikon gjithashtu edhe procesin e konvertimit të lejeve të drejtimit. Sipas marrëveshjes “qytetarët shqiptarë të cilët kanë leje drejtimi shqiptare nuk do të kenë nevojë të rifillojnë procedurat e testeve teorike dhe praktike për marrjen e lejes greke të drejtimit”. Sipas Marrëveshjes “qytetarët shqiptarë do të dorëzojnë lejen e drejtimit, marrë në Shqipëri dhe do të marrin atë greke duke pasur mundësinë, të qarkullojnë si drejtues mjeti në Greqi, me të drejta të barabarta me shtetasit grekë.

Marrëveshja parashikon që në momentin që shtetasit shqiptarë vendosin qëndrimin normal në territorin grek, ata mund të konvertojnë lejen shqiptare të drejtimit në atë greke duke paraqitur kërkesën e tyre pranë Drejtorive të Transportit në shtetin grek. Kjo procedure, sipas marrëveshjes, bëhet pas kryerjes së kontrolleve mjekësore që vërtetojnë se personi është i aftë fizikisht të drejtojë një mjet motorik ose një kombinim të mjeteve të kategorive specifike. Autoriteti rrugor shqiptar ka pohuar se konvertimi i lejes së drejtimit vlen edhe për shtetasit grekë që vendosin qëndrim në Shqipëri. /voa/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TURPËROHEN NË "OLD TRAFFORD"/ Shikoni si Sulmuesi i Wolves “poshtëron” 3 mbrojtësit e “Djajve të Kuq” (VIDEO)
Previous article KUPA E ITALISË/ Dybala ndëshkon Udinesen me një goditje perfekte nga... (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit Aktualitet

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit

SHQIPËRIA NË KRAH TË FRANCËS PAS SULMEVE KIBERNETIKE/ MEPJ: E dimë mirë këtë kërcënim Aktualitet

SHQIPËRIA NË KRAH TË FRANCËS PAS SULMEVE KIBERNETIKE/ MEPJ: E dimë mirë këtë kërcënim

NDODH NË GREQI/ Kapen 18.8 kg marijuanë në kufi. Në pranga çifti, mes tyre një shqiptar 38-vjeçar Aktualitet

NDODH NË GREQI/ Kapen 18.8 kg marijuanë në kufi. Në pranga çifti, mes tyre një shqiptar 38-vjeçar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT