Ish ministri i Drejtësisë i LSI, Ylli Manjani ka zhvlerësuar marrëveshjen e djeshme për refomën zgjedhore.
Sipas tij nuk bëhet fjalë për diçka serioze sa të meritojë vëmendje publike.
Më tej ai ka shpjeguar edhe pesë arsyet se përse e konsideron të tillë, duke u shprehur se opozita përbëhet nga parti të lodhura.
Postimi i plotë i Manjanit:
Mbi debatin publik për marrëveshjen.
Me thënë të drejtën, nuk më duket ndonjë marrëveshje aq serioze sa të meritojë kaq vemendje publike.
Si pari ajo nuk është një marrëveshje e nivelit të lartë politik. Në atë tryezë vetëm Petrit Vasili ishte mbajtës i një funksioni të lartë partiak i partisë së tretë elektorale në vend. Të tjerët jo.
Së dyti ajo tryezë nuk konfirmoi asgjë që s’dihej. Pas kushteve të Bundestag palët ishin ulur edhe më parë në tryezën e reformës zgjedhore.
Së treti nuk pamë ndonjë tekst të shkruar e aq më pak ndonjë sistem garancish që ta bëjnë marrëveshjen e detyrueshme. Pra partitë mund të vijojnë rregullisht axhendat e tyre, pa qenë të detyruara të ndjekin një tryezë të tillë.
Së katërti Damianin nuk e shpëtoi nga hetimi për dosjen 184, ulja në tryezë me opozitën, por Prokuroria që degradoi provat e hetimit dhe të gjithë çështjen.
Së pesti askush nuk priste ndonjë reformë të thellë, por arna të sistemit aktual të votimit.
Së fundi kjo marrëveshje as i heq e as i ngre pikë elektorale partive të lodhura e të shkëputura nga realiteti…
Ajo që nuk gëlltitet dot, të paktën me aq info sa kemi, është ngulja e idesë që do bëhen zgjedhje të parakohshme. Kjo përderisa nuk dihet dhe s’është dakortësuar nuk ka pse thuhet.


