• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NJË NGA MASAKRAT MË MIZORE”/ Bushati flet për Reçakun: Po i vini krusmën ardhshmërisë europiane!)
Home
Politikë

“NJË NGA MASAKRAT MË MIZORE”/ Bushati flet për Reçakun: Po i vini krusmën ardhshmërisë europiane!)

15 January, 2020 k.autor Politikë

Ish-Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, i sapoemëruar si i dërguar i Posaçëm i Presidencës së OSBE-së ka përkujtuar sot masakrën e Reçakut në Kosovë të ndodhur para 21 vitesh.

Bushati e cilëson Reçakun si një prej masakrave më mizore që pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Ish-ministri i Jashtëm thotë që ka ardhur koha që nën shembullin e vendeve të tjera Serbia duhet të gjejë forcë për të dënuar krimet e kryera prej tyre dhe për të punuar jo vetëm për pajtimin por edhe për bashkëjetesen mes popujve të Ballkanit.

Një mesazh të drejtpërdrejtë Bushati ka për Presidentin Serb, Vuçiç, ndërsa thotë që “çdo mohim i krimeve të kryera apo relativizim i së keqes i vë krusmën ardhmërisë së përbashkët europiane të popujve të Ballkanit Perëndimor”.

Statusi i plotë:

Sot nderojmë kujtimin e atyre që humbën jetën në masakrën e Reçakut dhe masakrave të tjera të kryera nga forcat serbe në #Kosovë. 21 vjet më parë në #Reçak u organizua një prej masakrave më mizore që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në #Europë. Kjo zgjoi ndërgjegjen e komunitetit ndërkombëtar dhe solli ndërhyrjen vendimtare të NATO-s që i dha fund spastrimit etnik dhe katastrofës humanitare në Kosovë.

Historia na mëson se edhe shtete të tjera që kanë përgjakur Europën kanë gjetur forcën për të dënuar krimet e kryera duke u distancuar prej tyre, kanë kërkuar ndjesë publike dhe janë investuar në projektin e paqes dhe ripajtimit. Është koha që në Ballkan procesi i ripajtimit dhe bashkëjetesës demokratike e paqësore të ndjek shembuj të tillë. Sepse çdo mohim i krimeve të kryera apo relativizim i së keqes i vë krusmën ardhmërisë së përbashkët europiane të popujve të Ballkanit Perëndimor. #KurrëMë!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRESHNIK SPAHIU/ Të dashur demokratë, hidhni molotov në zyrat e Lulzim besë-prerit
Previous article “TROKITA SHUMË DYER”/ Alketa Vejsiu zbulon si e realizoi ëndrrën e saj të madhe të Sanremos: Njeriu që dashuroj më mësoi se...

k.autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard Breaking News

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar Politikë

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin… Politikë

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT