Një shperthim i forte ka ndodhur kete mengjes ne rrugën “3 Dëshmorët” në Yzberisht.
Sipas te dhenave te para te policise ka shperthyer nje bombol gazi ne nje byrektore, nderkohe qe tre persona kane mbetur te lenduar, pronarja dhe dy punonjeset.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet per zbardhjen e plote te shkaqeve te ngjarjes. Nderkohe qe ne zone, shperthimi qe eshte degjuar i fuqishem ka shkaktuar panik.
Shpërthimi ka krijuar deme te shumta materiale, ashtu si duket edhe nga foto e ka shkaterruar thuajse teresisht biznesin.
Byrektorja ka qenë në katin e parë të një pallati, banoret e te cilit jane terrorizuar, por per fat nuk kane pasur probleme nga shperthimi.
Tiranë/Informacion Paraprak
Rreth orës 07:25 në rrugën “3 dëshmorët” në një pikë që tregton prodhime brumi, ka shpërthyer një bombol gazi ku si pasojë është lënduar lehtë shtetasja K.S, bashkëpronarja e biznesit, si dhe dy punonjëset A. M dhe M. P.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.




