• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LIRIMI NGA BURGU I ENDRIT DOKLES/ Reagon prokuroria e Krujës: Kërkon të përjashtohet gjyqtarja e çështjes. Do ankimojmë…
Home
Breaking News

LIRIMI NGA BURGU I ENDRIT DOKLES/ Reagon prokuroria e Krujës: Kërkon të përjashtohet gjyqtarja e çështjes. Do ankimojmë…

14 January, 2020 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Prokuroria e Krujës ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë për lirimin nga burgu të ish-numrit dy të bandës së Durrësit Endrit Dokle

Reagimi i plotë:

Njoftim  në lidhje me procesin gjyqësor për kërkesën e të dënuarit Endrit Dokle

Gjykata e Shkallës së Parë Krujë me vendimin nr. 6/123 datë 14.01.2020  vendosi : “Pranimin e kërkesës së kërkuesit Endrit Dokle.

Lirimin me kusht të kërkuesit Endrit Dokle, i biri i Mensurit dhe i Rahimes datëlindja 31.12.1983, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë, duke e vënë në provë për një periudhë  prej 5 (pesë)  vjetësh.

Në zbatim të nenit 60 pika 9 të Kodit Penal detyrohet Endrit Dokle që gjatë kohës së provës të mos shoqërohet me persona të caktuar kryesisht me të dënuar apo bashkëpunëtorë të veprës penale.

Në zbatim të nenit 60 pika 10 e Kodit Penal detyrohet kërkuesi Endrit Dokle që gjatë periudhës së provës të mos zotërojë, mbajë apo përdorë armë. Urdhërohet kërkuesi Endrit Dokle të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës”.

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë ka qenë pjesmarrëse në këtë proçes dhe ka mbajtur qëndrimin e plotë për rrëzimin e kërkesës, me arsyetimin se jo vetëm se nuk plotësohen kushtet ligjore të parashikuara nga neni 64 i Kodit Penal, por edhe se nuk ekzistojnë të provuara arsyet e veçanta që kërkon norma.

Gjithashtu prokuroria ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares së çëshjtes me arsyetimin se i njëjti trup gjykues ka dhënë vendime  në favor të kërkuesit,  kërkesë e cila nuk është pranuar nga gjykata.

Të gjitha kundërshtimet në lidhje me shkeljet proçedurale si dhe zbatim të gabuar të ligjit Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë do ti parashtrojë në ankim brenda afatit ligjor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SURPRIZA NGA SPANJA/ Në listën e Barcelonës bën pjesë talenti i Milanit...
Previous article KUPA E ITALISË/ Hysaj shkakton penallti, portieri gafaxhi kthehet hero te Napoli (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

APELI LIRON PETRI BOZON NGA BURGU/ I jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal Aktualitet

APELI LIRON PETRI BOZON NGA BURGU/ I jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard Breaking News

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit Aktualitet

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT