Dy persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi akuzohen se ndihmonin shtetas të huaj të kalonin kufirin ilegalisht. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se si rezultat i operacionit të koduar “Përsëritësi” u kapën shtetasit me inicialet E. T., 42 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”) dhe F. L., 41 vjeç, banues në Linzë, Tiranë, (i dënuar më parë për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”).
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.


