• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PUSHIMI I ÇËSHTJES/ Braçe pyet Bashën: Të kujt janë 650 mijë dollarët e lobimit në SHBA?!
Home
Politikë

PUSHIMI I ÇËSHTJES/ Braçe pyet Bashën: Të kujt janë 650 mijë dollarët e lobimit në SHBA?!

13 January, 2020 F.autor Politikë

Zv/ kryeministri Erjon Braçe ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për të pushuar akuzën për falsifikim kundër Lulzim Bashës dhe dy zyrtarëve të PD-së, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi lidhur me dosjen e lobimit në SHBA. Braçe thotë se Basha përsëri nuk u gjykua, dhe se është i vetmi politikan që nuk gjykohet kurrë për akuzat.

Ai thotë se janë dy standarde, njëri për qytetarët që nuk kanë prokurorët dhe gjykatësit e tyre dhe tjetri për Lulzim Bashën, që sipas zv/ kryeministrit ka prokurorët, gjykatësit dhe avokatët e tij.

Vendimi i sotëm për Braçen nuk duhet ngatërruar, pasi është nga sistemi i vjetër dhe jo drejtësia e re.

Braçe shigjeton edhe ish-ministrin e Drejtësisë Eduard Halimi që ishte sot avokati i Bashës në gjyq. “Ky eshte ende sistemi i vjeter i padrejte, i pandershem, politik e banal qe ka ndertuar Lulzim Basha me ministrin e tij te drejtesise”.

Postimi i plotë i Erjon Braçes

Perseri nuk u gjykua per dy akuza te ngritura nga prokuroria! Lulzim Basha ishte dhe mbeti i vetmi politikan qe nuk gjykohet kurre per akuzat mbi te! Kurre nuk eshte trajtuar si i barabarte para ligjit!
Ky vend ka dy standarde: Njeri per qytetaret dhe cilindo tjeter qe nuk ka prokuroret e gjykatesit e tij;

Tjetri per Lulzim Bashen qe ka gjithnje prokuroret, gjykatesit, avokatet e tij, te cilet kane emeruar prokuroret e gjykatesit qe as hetojne e as gjykojne vec nje politikan-Lulzim Bashen. Kush e ngaterron kete duke e treguar si produkt i #ReformaneDrejtesi, gabon! Ky eshte ende sistemi i vjeter i padrejte, i pandershem, politik e banal qe ka ndertuar Lulzim Basha me ministrin e tij te drejtesise.

Kesaj rradhe eshte edhe me e qarte, por edhe me e turpshme; Nje lobist amerikan, ne maredhenie ligjore e publike me PD, materializuar me firma te tij e te Lulzim Bashes, ka deklaruar ne cdo zyre ligjore te SHBA se ka marre prej PD permes nje kompanie ne maredhenie me te, 670 000 DOLLARE!

Ne zyrat ligjore te Shqiperise, Lulzim Basha as qe i ka deklaruar ato! Pyetja qe priste pergjigje nga prokurore e gjykates bashke, mbetet e thjeshte: Te kujt jane 670 000 dollaret e paguar e te deklaruar ne Amerike?

Lobisti ne marredhenie me PD e Lulzim Bashen, thote qe jane te PD dhe kompanise qe ka vepruar per llogari te saj. Lulzim Basha nuk thote asgje! Madje nuk thote as qe lobisti i tij genjen nen betim! Kete duhet te zbardhte prokuroria e te gjykonte gjykata. Por Lulzim Basha nuk gjykohet kurre! Ka gjithnje gjykatesit e prokuroret qe i garantojne imunitet, mungesen e nje gjyqi per te! Ky eshte sistemi i tij, i tyre dhe eshte ende ne kembe!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E KRYER/ Manaj te Barcelona, zbulohen detajet e kontratës
Previous article VRASJA MAKABRE NË MALLAKASTËR/ Në shtëpinë e Drita Saliajt. Çfarë doli nga këqyrja e viktimës (DETAJET)

F.autor

Postime të ngjashme

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez Politikë

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT