• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NGËRÇI/ Ambasadori amerikan Kosnett takim me kreun e LDK, Mustafa: Zgjidhjen për krizën duhet ta ofrojë Lëvizja Vetëvendosje
Home
Rajon

NGËRÇI/ Ambasadori amerikan Kosnett takim me kreun e LDK, Mustafa: Zgjidhjen për krizën duhet ta ofrojë Lëvizja Vetëvendosje

13 January, 2020 k.autor Rajon

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett zhvilloi një takim me drejtuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Takimi në selinë e LDK-së zgjati rreth 40 minuta dhe bisedimet patën si temë arritjen e marrëveshjes së koalicionit mes LDK dhe LVV.

Në takim mori pjesë edhe ish-shefi i misionit të OSBE-së, William Walker.

Pas takimit Lideri I LDK, Isa Mustafa ishte i vetmi që u prononcua për shtypin.

“Zgjidhjen për krizën duhet ta ofrojë Lëvizja Vetëvendosje dhe jo LDK-ja”, – tha lideri I LDK Isa Mustafa.

Sot Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i është përgjigjur letrës së fundit të Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi. Kurti në letër i shkruan Thaçit se mesazhi i tij i fundit ‘për të krijuar pa vonesë shumicën parlamentare’, në të kundërt ‘t’i hap rrugën opsione të tjera’, përbën ndërhyrje dhe paragjykim të procesit të formimit të institucioneve dhe paralajmërim kërcënues për LVV.

“Lëvizja Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit 2019. Ne ende nuk ua kemi dërguar Juve propozimin tonë për Kryeministër. Do ta bëjmë këtë në të ardhmen e afërt, me shkresë zyrtare, porsa të jemi gati”.

Kurti shkruan gjithashtu se “Lëvizja Vetëvendosje nuk po e shfrytëzon këtë kohë për të neglizhuar ndërtimin e koalicionit edhe as të cenojë autoritetin e Presidentit, por me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje politike që adreson një dakordim për programin qeverisës, zvogëlimin e qeverisë dhe reformat e thella që e presin vendin në muajt e vitet në vazhdim”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “KËSHTU ËSHTË KUR E KE BURRIN E VJETËR”/ I kritikoi foton seksi në mes të borës, këngëtarja e njohur shqiptare i kthehet keq ndjekësit (FOTO)
Previous article "META KA NJË ALERGJI TË MADHE PËR OSBE"/ Peza: Rikthimi i paketës "Antishpifje", është i njëanshëm dhe politik

k.autor

Postime të ngjashme

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi Rajon

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale Rajon

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT