Janari i 2020 ka nisur edhe këtë vit me ngjarje të renda. Ditët e para nuk kanë qene aspak të qeta duke shënuar aksidente tragjike si dhe vrasje makabre.
ALPEnews.al i sjell në një permbledhje të shkurtër këto momente që tronditën jo pak opinionin publik. Nga babai që vrau vajzën e tij e deri tek ekzekutimi i biznesmenit në mes të qytetit.
Ngjarjet ditë pas dite:
Aksidenti tragjik me dy viktima në Tiranë
Viti nisi me një aksident tragjik në Tiranë ku si pasojë mbeten të vdekur në vend dy persona.
Makina me drejtues Etjon Lazrin, ka tentuar që të parakalojë mjetin që po merrte kthesë, ku nga shpejtësi ka marrë para dy këmbësorët. Viktimat e aksidentit tragjik janë Erion Balla 36 vjeç nga Rresheni, Mirditë dhe H.S, 72 vjeçe , banuese në Tiranë.
Babai shqiptar vret vajzën dhe dhëndrin në Australi
Pak orë përpara se të ndërroheshin vitet një shqiptar nga Kosova 55-vjeç që jeton prej disa vitesh në Melbourne pas një sherri në familje vrau me armë zjarri të bijën dhe dhëndrin, ndërsa më pas tentoi vetëvrasjen, por mbeti i plagosur rëndë.
Osman Shaptafaj të martën shkoi në shtëpinë e çiftit në Yarraville që kishte një vit që ishin martuar. Në konflikt e sipër, ai qëlloi me armë zjarri në drejtim të vajzës Lindita Musai 25 vjeç dhe dhëndrit Veton Musai 29 vjeç. E bija humbi jetën në vend nga plumbat, ndërsa dhëndri disa orë më vonë në spital, pasi plagët ishin të rënda duke mos u mbijetuar. Në kushte të vështira psikologjike, 55-vjeçari më pas qëlloi në drejtim të vetes duke tentuar vetëvrasjen, por ka mbetur i plagosur rëndë.
Ekzekutohet pranë biznesit të tij në Tropojë Guxim Gjyriqi
Një biznesmen, pronar i një pike karburanti dhe restoranti është vrarë mbremjen e 6 janarit. Viktima është Guxim Gjyriqi 47 vjeç. Ai është vrarë pranë pikës së karburantit të tij në lagjen “Partizani”. Gjuriqit i është zënë pritë dhe pasi e thirrën në emër, atentatorët e qëlluan me breshëri automatiku nga një mjet pa targa duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Vritet në Rrëshen, pronari i medias lokale Kastriot Reçi
Një ditë më vonë, në 7 janar u ekzekutua biznesmeni dhe pronari i një media lokale në Veri të Shqipërisë, 47 vjeçari Kastriot Reçi. Ngjarja ndodhi në mëngjesin e të martes, në afërsi të qendrës së qytetit të Rreshenit, teksa viktima po dilte nga një lokal në pronësi të tij.
Mësohet se ekzekutuesi u maskua si femër dhe ruajti viktimën nga kati i 9 i një pallati.
Nipi vret nusen e xhaxhait pasi i grabit shtëpinë në Mallakstër
Një 16 vjeçar ka grabitur e me pas ka vrarë nusen e xhaxhait të tij, në bashkepunim me dy shokë.
Drita Saliaj u gjet e pajetë në rezervuarin e fshatit dy ditë pas ngjarjes, nga polumbarët e forcave RENEA. Nipi i bashkëshortit të 50-vjeçares, (djali i vëllait), L.Saliaj së bashku me dy të rinj, shokë të tij, S.Shehaj 16 vjeç banues në Çërrillë dhe Ervis Zotaj 26 vjeç banues në Gjerbës, të tre të arestuar, kanë shkuar në banesën e 50-vjeçares për të grabitur, por janë pikasur nga Drita Salia. Në momentin që ajo ka njohur edhe djalin e kunatit, e kanë goditur dhe dhunuar, ndërsa më pas e kanë lidhur dhe e kanë hedhur në rezervuarin e Lumarës, 3-4 kilometra larg shtëpisë së saj.
Vrasja kunates
Një ngjarje makabër ka ndodhur tre ditë më parë teksa Erdet Çapoku masakroi për vdekje kunatën e tij.
Sipas dëshmisë së vetë autorit, i vëllai i tij që ndodhet ne burg i kishte lënë porosi të ruante viktimën Enkeleda Çapoku pasi dyshonin për tradhti bashkeshortore. Nga ana tjetër, Erdet Çapoku tha se kunata nuk e mbështeste edhe pse ky i fundit kishte investuar për të dhe mbesën.
Fatkeqësisht, ky nuk është i vetmi rast kur kunatave i kushton jetën, marredhenia e keqe me vëllain e bashkëshortit të tyre dhe dyshimet gjithnjë absurde për krijimin e një lidhjeje të dytë. Në të gjitha rastet, kjo alibi nuk ka rezultuar kurrë e vertetë ose të paktën nuk është vërtetuar.
Kujtojmë ketu atë të Dashamir Xhepës, që vrau kuantën e tij për të njejtin motiv: Dyshoja se kishte lidhje me persona të tjerë. Bashkëshorti i Lirie Xhepës(viktimës) kishte ndërruar jetë prej vitesh.
ALPEnews.al








