• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RRËFIMI QË TRONDITI PUBLIKUN/ Gruaja: Ish burri më futi në një kasolle, më jepte bukë njëherë në 24 orë
Home
Breaking News

RRËFIMI QË TRONDITI PUBLIKUN/ Gruaja: Ish burri më futi në një kasolle, më jepte bukë njëherë në 24 orë

12 January, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një grua ka rrëfyer dhunë çnjerëzore që duroi për vite me radhë nga ish-bashkëshorti.

Në rubrikën “Shihemi në Gjyq” në emisionin “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, zonja Deliko foli për historinë e saj të dhimbshme, ndërsa tha se dhuna e ish-bashkëshortit ka vazhduar edhe pas ndarjes.

Capture

Nga martesa e tyre ata kanë 4 fëmijë, të cilët sipas saj, gjithashtu janë dhunuar nga bashkëshorti.

Ish-bashkëshorti e mbyllte në një dhomë, nuk e linte të shihte fëmijët, madje e kërcënonte që ajo të mos e denonconte. Për hir të fëmijëve, Deliko ka pranuar gjithçka që bashkëshorti i bënte, por një ditë ajo vendosi të merrte guximin dhe të ndahej prej tij.

Deliko: Jam martuar në vitin 1985 dhe deri në 2001 nuk funksinoi më martesa. Por gjatë kësaj martese unë kam 4 fëmijë, dy djem dhe dy vajza. Po, ish-burrin e kisha shumë të dhunshëm, më dhunonte, më rrihte fëmijët, çfarë nuk punonte mbi mua, më mbante mbyllur. Megjithatë për hatër të fëmijëve e duroja. Hajt sot, hajt nesër, ai sa vinte dhe më keq.

Eni Çobani: Sa vite keni qëndruar në martesë me bashkëshortin tuaj?

Deliko: Rreth 15 vjet! E durova aq shumë sa s’kishte më zonja Eni. Se të ndahet një nënë me 4 fëmijë nuk ndahet kollaj. Se ai ka qenë edhe me punë shteti, polic, dhe vinte i dehur aty, na rreshtonte aty, na drejtonte armën.

Eni Çobani: Ju rreshtonte?

Deliko: Neve nuk flisnim, se unë nuk kisha kujt t’i drejtohesha, as njerëzve të mi se e kisha marrë dhe me dashuri.

Eni Çobani: Një polic i shtetit shqiptar që rreshton familjen nga më i madhi tek më i vogli dhe ju drejton armën! Arsyeja kush ishte?

Deliko: Ai e di. Sa vinin fqinjët dhe na shpëtonin dhe thoshin: Aman ore çfarë bën. Po s’ishte një ditë, pothuajse ishte e vazhdueshme, sa dhe fëmijët u bënë me hije kur vinte Rahmani në shtëpi. Nuk mbante më zonja Eni, sa filloi pastaj më mori, më mbylli në një dhomë dhe nuk i linte fëmijët të flisninin me mua. Unë nuk flisja dot, le që nuk më linte të dilja jashtë porte. Por nuk dija. Se dhe po të shkoja të ankohesha ai ishte me polici, kishte dy shokë, nuk dija kujt t’i drejtohesha. Se kam qenë gjithmonë e mbyllur. Nuk kishte rrugëzgjidhje, bëmë divorcin.

Eni Çobani: Bëtë divorcin!

Deliko: Të katërt fëmijët erdhën me mua. Po ai prapë më dhunonte, më futi në një kasolle. Më jepte bukë njëherë në 24 orë. Unë s’kisha njeri në Levan të Fierit. Më rrihte në mënyrat më çnjerëzore. Mua arriti sa më rrihte me dru poshtë këmbëve, që mos dilja jashtë të bëja denoncim. Fëmijët ishin të vegjël, vajza e madhe ishte 13 vjeç. Ku do shkonte fëmija? Dhe i pranoja të gjitha dhe jo do të vras, jo do të pres, do vras fëmijët. Do të pres një këmbë ty. Fëmijët nuk m’i linte t’i shikoja. /tvklan.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRAHMANI PROTAGONIST/ Verona përmbys Genoan për 10 minuta (VIDEO)
Previous article EUROPA "ÇMENDET" PAS KUKMBULLËS/ Ja 10 klubet që kanë skaut sot në stadium për të

F.autor

Postime të ngjashme

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit Aktualitet

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT