• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“THIRRA GJYSHEN, MAMA”/ 18-Vjeçarja rrëfen historinë e dhimbshme, nga aborti tek braktisja
Home
Sociale

“THIRRA GJYSHEN, MAMA”/ 18-Vjeçarja rrëfen historinë e dhimbshme, nga aborti tek braktisja

12 January, 2020 k.autor Aktualitet, Sociale

Brixhilda është 18 vjeç dhe prej disa vitesh jeton me nënën e saj në Francë.

Ka ardhur në Shqipëri vetëm për një arsye dhe ajo është gjyshja e saj.

Brixhilda ka kontaktuar programin “Ka një mesazh për ty”  për t’i bërë një lojë të vogël gjyshes.

Ajo ka rrëfyer se gjyshja i ka shpëtuar jetën sepse kur mamaja e saj ishte shtatzënë ka dashur ta abortonte, por ka qenë gjyshja që nuk e lejoi diçka të tillë. Gjyshja Safije e ka rritur që kur ishte 5 muajshe dhe prindërit u larguan në emigracion. Madje Brixhilda tregon se ka thirrur për herë të parë mami, gjyshen dhe madje dhe sot e ka të vështirë ta shohë ndryshe.

Safije ka qenë pranë saj çdo moment të vështirë, por edhe të lumtur, dhe lidhja e tyre pavarësisht distancës që i ndan është tepër e fortë.

Brixhilda: Kam ardhur për pushime në Shqipëri, posaçërisht për t’i bërë një suprizë gjyshes sime.

Ardit Gjebrea: Se po mos i bëje suprizë gjyshes tënde nuk do vije fare?

Brixhilda: Jo!

Ardit Gjebrea: Ma trego pak lidhjen me gjyshen tënde. Cila është lidhja me gjyshen tënde?

Brixhilda: Ajo më ka shpëtuar jetën!

Ardit Gjebrea: Pse?

Brixhilda: Mamaja ime mbeti shtatzënë me mua dhe nuk dëshironte të më mbante, donte të më abortonte në atë moment. Mamaja ime një ditë vendosi dhe shkon në spitalin e Pogradecit dhe kur e merr vesh gjyshja ime, nga Elbasani shkon në Pogradec. Merr taksinë dhe shkon në Pogradec tek spitali ku ajo ishte.

Ardit Gjebrea: Nga e mori vesh gjyshja?

Brixhilda: Sepse i tha vjehrra e mamasë sime. I tha ka shkuar në spital të abortojë fëmijën. Dhe gjyshja nga spitali poshtë, nga kati i parë në kat të tretë thërret emrin e mamasë sime dhe ajo e dëgjon dhe del tek dritarja dhe gjyshja ime i thotë mamasë sime: Në qoftë se ti e aborton atë fëmijë, me mua nuk do flasësh më kurrë.

Ardit Gjebrea: Mami çfarë bëri?

Brixhilda: Mamaja ime i kërkoi falje doktorit, i tha më fal. Doktori ishte me vegla në ato momente dhe i kërkon falje doktorit dhe ikën në shtëpi.

Ardit Gjebrea: Pastaj vjen dhe një detaj tjetër që ti nuk e the. Që gjyshja i tha mamit tënd: Linde këtë vajzë dhe do ta rris unë. E vërtetë?

Brixhilda: Po! Kur unë bëra 5 muajshe, mamaja ime dhe babi im emigrojnë për në Greqi dhe mua më lënë tek gjyshja. Dhe aty gjyshja ime ishte ajo që kujdesej për mua, nuk flinte ditë natë, qante për mua se më donte shumë. Për herë të parë mami i kam thënë gjyshes.

Ardit Gjebrea: Pra ti atë dije që ishte mamaja jote?

Brixhilda: Se ajo më rriti edhe ajo më mësoi të eci, gjithçka!

Ardit Gjebrea: Kur e kuptove që ajo nuk ishte mamaja, por ishte gjyshja?

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TË FALA..."/ Getoari poston FOTON nga Athina, Evi Reçi ka diçka për ti thënë
Previous article TË PAPËRMBAJTSHËM/ Kampionët e Anglisë relizojnë 3 gola "magjikë" për 10 minuta (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

ZJARRET NË VEND/  11 vatra aktive, vijojnë operacionet në disa qarqe. Disa prej tyre zhvillohen në terrene të vështira Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 11 vatra aktive, vijojnë operacionet në disa qarqe. Disa prej tyre zhvillohen në terrene të vështira

ORGANIZOI VRASJEN E DEVI KASMIT/ Kush është i dënuari përjetë që u ekstradua nga Rumania Aktualitet

ORGANIZOI VRASJEN E DEVI KASMIT/ Kush është i dënuari përjetë që u ekstradua nga Rumania

ATENTATI I DËSHTUAR NË ELBASAN/ 52-vjeçari donte të hakmerrej për plagosjen e të vëllait pas 15 vitesh Aktualitet

ATENTATI I DËSHTUAR NË ELBASAN/ 52-vjeçari donte të hakmerrej për plagosjen e të vëllait pas 15 vitesh

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT