• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
PROJEKTI TAP/ Rritje e qëndrueshme e fuqisë ekonomike për Shqipërinë (VIDEO)
Home
Ekonomi

PROJEKTI TAP/ Rritje e qëndrueshme e fuqisë ekonomike për Shqipërinë (VIDEO)

12 January, 2020 k.autor Ekonomi

Gazsjellësi Transadriatik (TAP), si një nga projektet më strategjike në Europë ka përfunduar në më shumë se 90% të punës së tij.

Kryeministri Edi Rama duke njoftuar përfundimin e 90% të punës për një nga projektet e mëdha për vetë Europën, veçanërisht për atë juglindore ku përfituese është edhe Shqipëria, publikoi të dhënat e punimeve voluminoze.

“Edhe pak. Ka përfunduar më shumë se 90%, puna për një nga projektet e mëdha për vetë Europën, veçanërisht për atë juglindore ku përfituese është edhe Shqipëria, falë dhe punës fantastike të kompanive shqiptare të përfshira në këtë projekt: “Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP). Në pak minuta pamjet në video që mahnisin dhe fuqizojnë shpresën, për rritjen e qëndrueshme të fuqisë ekonomike të vendit tonë”, -tha Rama.

Progresi i ndërtimit

Ka përfunduar më shumë se 90% e projektit TAP. Kjo përfshin pjesën inxhinierike, procedurat e prokurimeve dhe ndërtimet. Pothuajse të gjithë tubacionet janë vendosur në vendet ku kalon TAP. Stacionet e kompresimit dhe stacionet matëse në Greqi dhe Shqipëri kanë përfunduar. Terminali gazsjellës në Itali ka përfunduar në 65% të tij. Mikrotunelet në Shqipëri dhe Itali kanë përfunduar pa i ndikuar mjedisit. Janë lidhur seksionet e tubave të Greqisë dhe Italisë.

Siguria është kryesore. Janë kryer 46 mln orë pune dhe 128 mln kilometra janë përshkruar pa asnjë aksident të rëndësishëm. Shkalla e shpeshtësisë së dëmtimit të projektit 0.43, shumë më e ulët se standardet e industrisë.

Ndërtimi në det të hapur. TAP i ka vendosur tubat e parë në det të hapur në Shqipëri në pranverën e 2019. Përgatitjet për vendosjen e tubave(105 km të tij) priten të fillojnë. Testimi. TAP ka transportuar me sukses gaz në tubacionet e seksionit të Greqisë. Në muajt e ardhshëm do të transportohet gaz gradualisht nëpër seksione të tjera të tubacioneve në Greqi dhe më tej. TAP po përgatitet të transportojë gaz nga Shah Deniz 2 në 2020. Testimi i tregut pritet të fillojë. Transportuesit e gazit natyror mund të shprehin interes që të transportojnë në kapacitet shtesë përmes TAP. Kjo do të mundësojë zgjerimin e gazsjellësit në të ardhmen deri në dyfishimin e kapacitetit të tij fillestar.

Program i investimit social dhe mjedisor

TAP përqendrohet në forcimin e mjeteve të jetesës. Përmirësimin e cilësisë së jetës, mbrojtjen e mjedisit dhe mundësimin e arsimimit dhe trajnimeve në vendet pjesëmarrëse. Që nga fundit i tetorit të vitit 2019, ne investuam 25.5 milion euro në 240 projekte, në mbështetje të komuniteteve vendore. Përmirësimi i jetesës. TAP zbaton programin e rivendosjes pas ndërtimit me fermerët. TAP ka dhënë 38 000 fidanë dhe mbi 600 ton pleh fertilizues për Greqinë dhe Shqipërinë.

Rigjenerimi biologjik

Deri tani mbi 450 000 janë mbjellë në Greqi dhe mbi 200 000 në Shqipëri.

Mbrojtja e trashëgimisë kulturore. Kemi mbrojtur trashëgiminë kulturore që janë gjetur gjatë rrugës, duke theksuar historinë e pasur e shteteve pjesëmarrëse. Janë punësuar më shumë se 650 arkeologë dhe profesionistë të fushës. Kanë përfunduar më shumë se 560 gërmime dhe kërkime arkeologjike. Fletët e letrave janë bërë fletë çeliku. Jemi krenarë për progresin ndërsa ecim para drejt përfundimit të këtij projekti strategjik. Sapo të bëhet funksional, TAP do të ndihmojë në integrimin dhe diversifikimin e burimeve energjetike të Europës, duke kontribuar në sigurinë e energjisë dhe një prodhim më të qëndrueshëm energjie.

.

EDHE PAK… Ka përfunduar më shumë se 90%, puna për një nga projektet e mëdha për vetë Europën, veçanërisht për atë juglindore ku përfituese është edhe Shqipëria, falë dhe punës fantastike të kompanive shqiptare të përfshira në këtë projekt: “Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP)”Në pak minuta pamjet në video që mahnisin dhe fuqizojnë shpresën, për rritjen e qëndrueshme të fuqisë ekonomike të vendit tonë.

Gepostet von Edi Rama am Sonntag, 12. Januar 2020

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HARRY HOQI DORË NGA MBRETËRIA/ Reagon i prekur Princi William: Ishim të pandashëm, tani nuk mundem më...
Previous article PRITI PENALLTINË NDAJ ATALANTËS/ Portieri Handanović: Ja çfarë më tha Muriel

k.autor

Postime të ngjashme

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE Ekonomi

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE

TIRANË-PRISHTINË/ Marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton Ekonomi

TIRANË-PRISHTINË/ Marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et Ekonomi

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT