Deputeti opozitar, Kujtim Gjuzi, ka gjetur një zgjidhje praktike këtë fillim viti, në momentin që është ndierë i uritur.
Gjuzi është futur në atë lokal dhe ka ngrënë në këmbë byrekë, që sipas traditës, i ka shoqëruar me dhallë.
Nuk e ka pasur problem ta aplikojë këtë mënyrë të ngrëni, e cila nuk është fare e zakonshme për një deputet.
Nëse një deputet do të ishte duke ngrënë në një restorant luksoz, nuk do përbënte fare lajm.
Por të hash byrekë me dhallë në këmbë, pa dyshim që bën lajm dhe çudi madje. /Panorama Plus








