• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRAU NUSEN E VËLLAIT/ Detajet nga ekspertiza mjeko-ligjore: Enkeleda u ça në sy, hundë e gjoks, kishte veshur golf vishnje
Home
Breaking News

VRAU NUSEN E VËLLAIT/ Detajet nga ekspertiza mjeko-ligjore: Enkeleda u ça në sy, hundë e gjoks, kishte veshur golf vishnje

12 January, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Është zbardhur nga gazetarja Anila Hoxha ekspertiza mjeko-ligjore për viktimën Enkeleda Çapoku, e cila u masakrua me mjete të mprehta nga kunati i saj, Erdet Çapoku. Sipas mjeko-ligjorëve, gruaja mbante veshur një golf ngjyrë vishnje në momentin që ka ndërruar jetë.

Në trupin e saj nuk janë vërejtur thyerje kockash apo dëmtime të tjera, veçse çarjeve tepër të dukshme në pjesën e fytyrës. Kështu, ajo ka një plagë që fillon në anën e majtë të hundës poshtë duke e ndërprerë hundën në dy pjesë tej për tej me drejtim nga ana e majtë në të djathtë, duke përfunduar me një gërvishtje në skain e jashtëm të syrit.

Gjithashtu, sipas ekspertëve, gruaja ka një të çarë edhe në pjesën e kafazit të kraharorit, pranë me gjoksin. Ajo mendohet të ketë ndërruar jetë brenda 4 minutave, pasi është qëlluar me hanxhar e leve nga kunati.

Policia ka përshkruar me detaje edhe këqyrjen e kufomës:

Ka të veshur një triko golf ngjyrë vishnjë ku në pjesë e përparme në anën e majtë të saj ka një dëmtim mekanik, sytjena sintetike me ngjyrë blu ana e majtë e së cilës ka një dëmtim mekanik. Në pjesën e poshtme të trupit ka veshur një palë tuta më ngjyrë të zezë me dy vija të bardha anash, mbathje sintetike me fushë të zezë me disa rrathë të rrumbullakët përsipër.

Kufoma ka konstrukt të rregull me gjatësi shtati 160 cm.

Nuk vërehen në dukje dhe në prekje dëmtime apo thyerje të kockave.

Vërehet një plagë e cila fillon në anën e majtë të hundës poshtë duke e ndërprerë hundën në dy pjesë tej për tej me drejtim nga ana e majtë në të djathtë duke përfunduar me një gërvishtje në skain e jashtëm të syrit.

Kafazi i kraharorit ka trajtë cilindrike është simetrik vërehet një plagë në anën e majtë të sipërme të gjoksit mbi gjirin e majtë në kuadratin e sipërm mbi thithkën e gjirit. Plaga ka vendosje horizontale në trajtë të një trekëndëshi me bazë nga ana e majtë e cila ka përmasa 1.2 cm ndërsa maja është nga ana e majtë e trekëndëshit me kënd të ngushtë të mprehtë. Plaga ka gjatësi 5 cm buzë të rregullta të cilat janë spostuar 1.5 cm.

Barku poshtë gjoksit paraqet një plagë në kuadratin e poshtëm të majtë e cila ka trajtë trekëndësh me vendosje horizontale me bazë djathtas. Baza ka përmasa 1.2 cm, plaga ka gjatësi 4 cm dhe buzët janë të rregullta, plaga deporton në thellësi të kavitetit. në shpinë në anën e djathë vërehet një gërvishtje me përmasa 06.0.5 cm. Dëmtime të tjera nuk u vërejtën në trupin e shtetases Enkeleda Çapoku.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E BUJSHME/ Interi shpëtohet nga Handanoviç dhe pret një “dhuratë” nga Roma
Previous article PAMJET/ Aksident në Novoselë, makina përmbyset në mes të rrugës (VIDEO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

VENDIMI/ Gjykata e Strasburgut: Arrestimi fillestar i Fredi Belerit ishte i ligjshëm dhe i mbështetur në arsye të mjaftueshme Aktualitet

VENDIMI/ Gjykata e Strasburgut: Arrestimi fillestar i Fredi Belerit ishte i ligjshëm dhe i mbështetur në arsye të mjaftueshme

VRASJA E BIZNESMENIT ARDIAN NIKULAJ/ Zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa… Aktualitet

VRASJA E BIZNESMENIT ARDIAN NIKULAJ/ Zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa…

ZHVATI 50 MILIONË EURO PËRMES MASHTRIMIT NË CALL CENTER/ GJKKO ndryshon masën e sigurisë për Merxhan Çelikun Aktualitet

ZHVATI 50 MILIONË EURO PËRMES MASHTRIMIT NË CALL CENTER/ GJKKO ndryshon masën e sigurisë për Merxhan Çelikun

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT