• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ZGJOHET” NGA GJUMI/ Basha: Rama  të më kthejë përgjigjie se nuk e pres pa fund
Home
Politikë

“ZGJOHET” NGA GJUMI/ Basha: Rama të më kthejë përgjigjie se nuk e pres pa fund

11 January, 2020 F.autor Politikë

Lulzim Basha në një bashkëbisedim me gazetarët tha se 2020 është një vit i i rëndësishëm për Shqipërinë sa i takon procesit të integrimit.

Në këtë drejtim, Basha tha se prioritet numër një është realizimi i reformës zgjedhore që do ti hapte rrugë mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme dhe atyre vendore në një ditë.

Basha: Dje drejtuesit më të lartë europianë kanë shprehur dhe njëherë vullnetin e tyre për të hapur negociatat. Nuk duhet ta humbim këtë shans të madh për ti ardhur në ndihmë ekonomisë së shkatërruar. 

Është vit shumë i rëndësishëm. Prioriteti numër një është miratimi i reformës zgjedhore që i hap rrugë zgjedhjeve të parakohshme në një ditë me zgjedhjet vendore me standarde, me garanci për votën e lirë.

Basha deklaroi se opozita ka bërë propozimet e veta për këtë reformë dhe në është në pritje të PS-së.

Por ai shtoi se pritja nuk do të vazhdojë pa fund.

Basha: Kemi paraqitur propozimet tona. Që nga shtatori opozita i prin këtij procesi. Jemi ne në pritje të qëndrimit të PS  dhe Edi Ramës, pro apo kundër. Pritja nuk mund të vazhdojë pa fund. Do marrim çdo vendim dhe veprim të domosdoshëm për të mos e lënë Shqipërinë pa reformë zgjedhore dhe pa zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Zërave  të shtuar dukshëm kohët e fundit për një marrëveshje të mundshme me Ramën, Basha u rezervoi këtë përgjigje, duke pretenduar se nuk ulet më me Ramën si më 2017, tek e tek:

Basha: Ky nuk mund të jetë proces tavolinash të mbyllura dhe dhomash të errëta. Duhet të jetë proces gjithëpërfshirës, propozimet  tona janë të qarta. Asgjë nuk ka ndryshuar. Prevalon vullneti politik.

Ai pati një koment edhe për debatin mbi ndryshimin e sistemit.

Basha: Sa kohë  zbulohen kriminelë në Kuvend dhe Bashki, në institucione dhe ai vazhdon të kruajë mjekrën sikur nuk ka ndodhur asgjë harrojeni që këtu do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Asnjë sistem nuk garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme po nuk e ndamë politikën nga krimi dhe nuk ndëshkojmë krimin elektoral.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DËSHMIA E KRIMIT GJAKFTOHTË/ Kunati vrasës fjeti 12 orë dhe u arrestua në gjumë: Isha betuar ta...
Previous article ME STANDARTE EUROPIANE/ Targat e reja shqiptare më të sigurta në rajon. Furnizim deri në 31.12.2022 (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard Breaking News

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar Politikë

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin… Politikë

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT