• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LARGIMI NGA MBRETËRIA/ Meghan rikthehet në Kanada, lë Harry-in në Britani të zgjithë çështjet me Mbretëreshën
Home
Jetë

LARGIMI NGA MBRETËRIA/ Meghan rikthehet në Kanada, lë Harry-in në Britani të zgjithë çështjet me Mbretëreshën

11 January, 2020 F.autor Jetë

Pas krizës për heqjen dorë nga titujt mbretëror, Meghan Markle largohet për në Kanada dhe lë në Britaninë e Madhe Harry-in për të diskutuar dhe gjetur një marrëveshje me Mbretëreshën Elizabeth.

Ndërsa djali 8-muajsh Archie ndodhet me dadon në Amerikën e Veriut. Meghan Markle dhe Princ Harry i kanë kaluar 7 javët e fundit, përfshirë dhe Krishtlindjet në Vancouver, Kanada.

Ndërsa mbretëresha Elisabeth kërkon zgjidhjen e krizës brenda disa ditësh me një marrëveshje që kënaqë të gjithë. Sinjalet e para të prishjes të dukës dhe dukeshës së Sussex me familjen mbretërore ndodhën në pranverën e vitit të kaluar, kur Harry dhe Meghan vendosën të krijonin një profil të tyre në rrjetet sociale dhe të ‘shkëputën’ nga William dhe Kate. Më pas ndodhi kriza me e Harry-it me vëllain, William, rivaliteti i kunatave deri tek vendimi për të kaluar Krishtlindjet larg familjes mbretërore. Ndërsa vetë Mbretëreshës Elizabeth nuk i pëlqeu aspak që çifti nuk dëgjoi atë dhe bëri publike deklaratat e tyre për të hequr dorë nga titujt.

“Pas shumë muajsh reflektimi dhe diskutimesh të brendshme, kemi zgjedhur të bëjmë një ndryshim këtë vit dhe të nisim një rol të ri progresiv, brenda këtij institucioni. Ne synojmë të bëjmë një hap prapa nga titulli ynë si anëtarë të lartë të familjes Mbretërore dhe të punojmë për të qenë të pavarur financiarisht, por do te vazhdojmë të mbështesim plotësisht Madhërinë e Saj, Mbretëreshën. Me inkurajimin tuaj, veçanërisht vitet e fundit, ndihemi të përgatitur ta bëjmë këtë ndryshim. Ne planifikojmë ta ndajmë kohën tonë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Amerikës së Veriut, duke vazhduar të përmbushim detyrën tonë ndaj Mbretëreshës. Ky ekuilibër gjeografik do të na lejojë të rrisim djalin tonë me vlerën për traditën mbretërore në të cilën ai lindi, por duke i duke i dhënë gjithashtu familjes sonë hapësirën për t’u përqendruar në kapitullin tjetër, përfshirë këtu edhe qendrën e tyre të bamirësisë. Detajet e këtij hapi do t’i ndajmë në vijim teksa do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me Mbretëreshën, Princin e Uellsin, Dukën e Cambrige dhe të gjitha palët përkatëse”- shkruhej në profilin e tyre në Instragram.

Familja mbretërore ndihet e lënduar për deklaratën e Dukës dhe Dukeshës së Sussex. Princ Harry dhe Meghan nuk u konsultuan me ndonjë anëtar të familjes mbretërore para se të dilnin në një deklaratë të tillë. Pallati mbretëror ka bërë të ditur se i duhet të merret me disa cështje të ndërlikuara. Sipas disa analistëve, veprimet e Princ Harryt ngjasojnë me të nënës së tij princeshë Dianës e cila shpesh merrte vendime dhe i shpallte pa u konsultuar me askënd shkruan BBC.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZGJEDHJET BRENDA PARTISË/ Evis Kushi zgjidhet kryetare e Partisë Socialistë në Elbasan
Previous article "DURIM VËLLA DHE MBARËSI"/ Rama REPLIKA me qytetarët: Nuk e di ku e ke parë që për 2 muaj të rindërtohen nga e para... (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta legjenda e muzikës italiane, Peppino di Capri mbyll sytë në moshën 87-vjeçare Jetë

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta legjenda e muzikës italiane, Peppino di Capri mbyll sytë në moshën 87-vjeçare

LËNË PAS HATËRMBETJET/ Charles III takohet pas 4 vitesh me Princin Harry-n dhe familjen e tij Jetë

LËNË PAS HATËRMBETJET/ Charles III takohet pas 4 vitesh me Princin Harry-n dhe familjen e tij

MISTER NË DUBAI/ Influencuesja 27-vjeçare braziliane humb jetën pasi ra nga kati i 27-të Jetë

MISTER NË DUBAI/ Influencuesja 27-vjeçare braziliane humb jetën pasi ra nga kati i 27-të

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT