• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I ARRESTUAR PËR VRASJE/ Shqiptari gjendet i vdekur në qelinë e tij të burgut në Britani (FOTO)
Home
Botë

I ARRESTUAR PËR VRASJE/ Shqiptari gjendet i vdekur në qelinë e tij të burgut në Britani (FOTO)

11 January, 2020 k.autor Aktualitet, Botë, Kronikë

Një kosovar i identifikuar si  Liridon Saliuka është gjetur i vdekur në qelinë e tij të burgut në Belmarsh të Britanisë së Madhe. 29-vjeçari, i lindur në Kosovë por me një pasaportë Britanike, u gjet i vdekur në qelinë e tij në orët e para të mëngjesit të 2 janarit.

Ngjarja është konfirmuar edhe nga Shërbimi i Burgjeve. Një zëdhënës i Shërbimit të Burgjeve tha: “I burgosuri HMP Belmarsh, Liridon Saliuka vdiq në paraburgim më 2 janar dhe ngushëllimet tona i shkojnë miqëve dhe familjes së tij. Ashtu si me të gjitha vdekjet në paraburgim, do të ketë një hetim të pavarur nga Ombudsmani i Burgjeve dhe Provës”.

29 vjeçari, Liridon Saliuka, nga Harroë në veri-perëndim të Londrës, kishte qenë në paraburgim që nga vera e kaluar pasi akuzohej për vrasje me armë të  një personi në një klub në lindje të Londrës, ngjarje të cilën e kishte mohuar të ishte i përfshirë.

Ka patur debate të forta nëse Saliuka duhej të ishte klasifikuar apo jo si person me aftësi të kufizuara, pas një aksidenti me makinë dy vite më parë. Aksidenti do të linte pasoja të rënda tek 29-vjeçari. Ai madje i’u nënshtrua një operacioni  kirurgjikal intensiv në të cilin mjekët do t’I vendosnin shufra metalike në trup, duke i vështirësuar kështu ecjen dhe qëndrimin për një kohë të gjatë në këmbë.

Në një raport të një kirurgu, i porositur nga avokati i tij mbrojtës, kishte arritur në përfundimin se ai duhet të konsiderohet si “me aftësi të kufizuara të përhershme”.

Motra e Saliukës, Dita, tha për “The Guardian” se autopsia nuk ishte kryer ende dhe atyre u ishte thënë që mund ta shihnin viktimën më pas. Ajo tregon se ishte kujdesur shumë për të vëllain derisa ai mori veten disi pas operacionit. Dita theksoi se ishte e vendosur për pastrimin e emrit të të vëllait, çka tregon se ajpo besonte në pafajësinë e tij.

Sipas 31-vjeçares, i vëllai fillimisht u vendos në një qeli të veçantë në Belmarsh, me një dyshek ortopedik, por kohët e fundit ishte transferuar në një qeli standarde.

“Ata nuk e lejuan që ai të bënte një telefonatë nga dita e ngjarjes deri në ditën e Vitit të Ri kur e pashë,” u shpreh 31-vjeçarja. “Vëllai im tha që njerëzit që kryenin vetëvrasje ishin të dobët dhe egoistë. Kam dëgjuar nga të tjerët që atë ditë kishte pasur një grindje. Ai ishte duke u ngacmuar.

Unë telefonova hërë pas here burgun  për të ngritur shqetësime për paaftësinë e tij, por askush nuk më ktheu përgjigje. Ai u zhvendos në natën e Vitit të Ri dhe tha se kishte fjetur në dysheme sepse dyshekët ishin aq të pakëndshëm. Ai ishte në paraburgim. Tani vëllai im kurrë nuk do të jetë në gjendje ta pastrojë emrin e tij në gjyq”, ka vijuar më tej Dita Saliuka gjatë intervistës së saj për “The Guardian”.

Mbrojtja ligjore e Saliukës u bë nga Shoqata Britanike e Vullnetarëve JENG(Joint Enterprise Not Guilty). Gloria Morrison, një zëdhënëse e organizatës, tha: “Një i ri ka humbur jetën dhe ne nuk e dimë pse.”

“Vdekja e Liridon është një shqetësim të madh dhe duhet hetuar plotësishtë.  Familjes së tij duhet t’i lejohet të marrë pjesë në mënyrë të konsiderueshme në proceset e hetimit dhe të vërtetojë të vërtetën në lidhje me rrethanat e vdekjes së tij “, është shprehur Selen Cavcav, punonjëse e shërbimeve sociale të Inquest.

Liridon Saliuka ishte i burgosuri i tretë që vdiq në Belmarsh brenda vitit të kaluar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MES EMOCIONESH TË FORTA/ Shpallet fituesi i "Hell’s Kitchen 2"
Previous article HOROSKOPI PËR DITËN E SOTME, 11 JANAR 2020/ Këtë shenjë e presin ndyshime të mëdha

k.autor

Postime të ngjashme

300 MILIARDË DOLLARË DHE FUNDI I LUFTËS? Zbulohen detajet e marrëveshjes SHBA-Iran Botë

300 MILIARDË DOLLARË DHE FUNDI I LUFTËS? Zbulohen detajet e marrëveshjes SHBA-Iran

MOT KRYESISHT I KTHJELLËT/ Parashikimi për këtë të mërkurë Aktualitet

MOT KRYESISHT I KTHJELLËT/ Parashikimi për këtë të mërkurë

PAMJET/ Bulevardi plot, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET/ Bulevardi plot, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT