Rubrika *Retrospektivë
Një Mbret “otoman” me kostum banjo “alla frënga”
Është ndoshta një nga fotot më interesante të të gjithë thesarit të jashtëzakonshëm të dinastisë “Marubi” në Shkodër.
Janë Mbreti Zog I dhe një nga motrat e tij, duke pozuar me kostume plazhi, për aparatin e mjreshtrit Kel Marubi.
Foto është fiksuar 92 vjet më parë, në 1928. Ishte viti kur Shqipëria nga Republikë, u shndërruar në Monarki.
Ky ndryshim rrënjësor, ishte shoqërua edhe me reforma të thella ligjore. Nisi ndërkohë, edhe një fushatë për emancipimin e jetës shoqërore të vendit.
Deri atëherë, ishin në fuqi rregullat kanunore dhe zbatoheshin ligjet islamike të trashëguara nga shekujt e pushtimit të Perandorisë Osmane.
Mbreti Zog kishte 6 motra: Princeshat Adile, Nafije, Senije, Myzejen, Ruhije dhe Maxhide.
Ato qenë femrat e para në shoqërinë shqiptare që dolën në plazh me kostume banje europiane.
Marrë nga Alfred Pez@, blogu personal


