• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TMERRI 2 MINUTA PAS NGRITJES NË AJËR/ Kryeministri kanadez: Avioni me 176 pasagjerë u rrëzua nga Irani, kemi prova
Home
Nderkombetare

TMERRI 2 MINUTA PAS NGRITJES NË AJËR/ Kryeministri kanadez: Avioni me 176 pasagjerë u rrëzua nga Irani, kemi prova

10 January, 2020 k.autor Botë, Nderkombetare

Kryeministri kanadez Justin Trudeau tha se ka prova që tregojnë se ishte një raketë iraniane ajo që rrëzoi aeroplanin ukrainas me pasagjerë dhe se goditja mund të ketë qenë e paqëllimshme, siç tha ai.

Trudeau tha se pohimet e tij mbështeten tek burimet kanadeze të zbulimit dhe ato disa vendeve aleate, por ai nuk dha më shumë detaje.

Komentet e kryeministri kanadez pasojnë pohimet e bëra nga zyrtarë amerikanë më herët gjatë ditës së enjte se aeroplani i Ukrainës që u rrëzua në Iran, duke lënë të vdekur të 176 personat në bord, me shumë gjasë u rrëzua aksidentalisht nga një raketa anti-ajrore iraniane.

Një zyrtar amerikan i konfirmoi korrespondes së VOA në Pentagon, Carla Babb se ai është i sigurt se ishte Irani që e rrëzoi avionin ukrainas dhe se sigurinë e tij e bazon tek zbulimi amerikan.

Sipas të dhënave satelitore, tha një zyrtar amerikan, vetëm dy minuta pas nisjes së avionit Boeing 737-800 të linjave ndërkombëtare të Ukrainës, i cili ishte ngritur nga aeroporti i Teheranit dhe udhëtonte drejt Kievit, u diktuan shenja nxehtësie të dy raketave tokë-ajër.

Kjo u pasua menjëherë nga një shpërthim në afërsi të aeroplanit, tha zyrtari. Të dhënat e nxehtësisë treguan më pas aeroplanin që kishte marrë zjarr dhe po binte.

Kreu i aviacionit civil të Iranit u citua nga Agjensia e Lajmeve ISNA të thoshte se ishte “e pamundur që një raketë të kishte goditur aeroplanin ukrainas”.

Sipas dy zyrtarëve amerikanë, Uashingtoni beson se rrëzimi i avionit, i cili ndodhi në një kohë të rritjes së tensioneve midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, ishte aksidental.

Kompania Boeing dhe Administrata Federale e Aviacionit nuk pranuan të komentojnë. Po ashtu edhe Pentagoni.

Presidenti Donald Trump la të kuptohet se ai besonte që Irani të ishte përgjegjës dhe nuk fajësoi drejtpërdrejt Iranin, por hodhi poshtë pohimet iraniane se rrëzimi ishte një çështje mekanike.

“Dikush mund të ketë bërë ndonjë gabim nga ana tjetër,” tha Presidenti Trump, duke vënë në dukje se avioni ishte duke fluturuar “në një rajon mjaft të vështirë”.

“Disa njerëz thonë se ishte mekanik,” shtoi Trump. “Unë personalisht nuk mendoj se ishte ky problemi, as që bëhet fjalë”.

Ekuipazhi i avionit nuk kërkoi ndihmë me radio dhe po përpiqej të kthehej për në aeroport kur avioni që po digjej filloi të binte, thuhej në një raport fillestar hetimor të Iranit të publikuar të enjten.

Raporti iranian lë të kuptohet se diçka e papritur goditi avionin Boeing 737 të operuar nga kompania Ukrainian International Airlines mëngjesin e të mërkurës. Avioni u rrëzua vetëm disa minuta pasi u ngrit nga Aeroporti Ndërkombëtar Imam Khomeini në Teheran.

Hetuesit nga Organizata e Aviacionit Civil të Iranit nuk ofruan asnjë shpjegim për katastrofën. Zyrtarët iranianë fillimisht fajësuan një mosfunksionim teknik për rrëzimin, diçka që u mbështet në fillim nga zyrtarët ukrainas. Por më pas ata thanë se nuk donin të shprehnin hamendje ndërkohë që hetimi ishte në vazhdim. VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRAU KUNATËN NË PASKUQAN/ Policia jep detajet: E goditi me shkop druri dhe u arratis
Previous article LYHET ME BENZINË DHE I VIHET FLAKA MAKINËS NË FUSHË-KRUJË/ Pronari: Nuk kam konflikte

k.autor

Postime të ngjashme

SULM ME DRONË NDAJ RUSISË/ Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake Botë

SULM ME DRONË NDAJ RUSISË/ Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

RIKTHEHET ALEANCA TRUMP-MUSK/ Pas përplasjes, miliarderi përgatit 100 milionë dollarë për republikanët Botë

RIKTHEHET ALEANCA TRUMP-MUSK/ Pas përplasjes, miliarderi përgatit 100 milionë dollarë për republikanët

“STATUSET NUK NDRYSHOHEN ME URDHRA”/ Irani i përgjigjet Trump: Ngushtica është iraniane dhe do mbetet e tillë Botë

“STATUSET NUK NDRYSHOHEN ME URDHRA”/ Irani i përgjigjet Trump: Ngushtica është iraniane dhe do mbetet e tillë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT