• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHKUP/ Katër ish-drejtuesit e lartë shtetëror do të gjykohen për ngjarje të dhunshme në parlament
Home
Rajon

SHKUP/ Katër ish-drejtuesit e lartë shtetëror do të gjykohen për ngjarje të dhunshme në parlament

9 January, 2020 k.autor Rajon

Gjykata Penale në Shkup ka njoftuar se katër ish-drejtues të lartë shtetërorë do të gjykohen për ngjarjet e dhunshme në parlamentin e Maqedonisë së Veriut, të cilat kishin ndodhur më 27 prill të vitit 2017.

“Katër ish-drejtues të lartë shtetëror: ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski, ish ministri i Transportit, Mile Janakievski, ish ministri i Punëve dhe Politikës Sociale, Spiro Ristovski dhe Vlladimir Atanasoski, ish shef i policisë sekrete, do të gjykohen si organizatorë të ngjarjeve të dhunshme në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, më 27 prill të vitit 2017”, thuhet në njoftimin e Gjykatës. Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kishte ngritur aktakuzë kundër këtyre personave, në maj të vitit të kaluar, për veprën penale “rrezikim i rendit kushtetues dhe sigurisë”, raporton Rel.

Sipas hetimit të organit të akuzës, të pandehurit fajësohen për organizimin dhe mbështetjen që i kanë dhënë protestave masive, së pari para Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, dhe pastaj për pushtimin me dhunë të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Nga dhuna e protestuesve që kishin hyrë në Kuvend, pas hapjes së dyerve nga disa deputet të VMRO DPMNE-së, ishin lënduar shumë deputet ndërsa më së rëndi e kishin pësuar kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev dhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela.

Dhuna në Kuvend kishte ndodhur pas zgjedhjes së Talat Xhaferi për kryetar të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Zgjedhja e tij kundërshtohej nga partia VMRO DPMNE, e cila kishte nxitur aktivistët e saj por edhe disa shoqata tjera nacionaliste që të protestonin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MIRËPRESIM KRYESIMIN NGA SHQIPËRIA"/ Sekretari i OSBE-së Greminger: Shqipëria është e besueshme
Previous article SË SHPEJTI TELEFONI MË I RI NGA APPLE/ Ja se si do të quhet dhe çmimi në treg

k.autor

Postime të ngjashme

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT