• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NE NUK JEMI TERRORIST”/ Në kampin e muxhahedinëve në Manëz: Këtu jemi të sigurt! Shpresojmë të bjerë regjimi terrorist në Iran (VIDEO)
Home
Breaking News

“NE NUK JEMI TERRORIST”/ Në kampin e muxhahedinëve në Manëz: Këtu jemi të sigurt! Shpresojmë të bjerë regjimi terrorist në Iran (VIDEO)

9 January, 2020 k.autor Aktualitet, Breaking News

Rritja e tensioneve dhe përplasja mes SHBA-së e Iranit ka rritur nivelin e gatishmërisë dhe vigjilencës në kampin e opozitarëve të regjimit të Teheranit që ndodhen në vendin tonë, aq më tepër pas deklaratës së djeshme të udhëheqësit suprem Ali Khamenei që e cilësoi Shqipërinë si një shtet  të mbrapshtë që ka bërë komplot me Amerikën dhe tradhtarët e MEK kundër Iranit.

REPORT Tv ishte mesditën e sotme në kampin “Ashraf 3” në Manëz të Durrësit ku janë vendosur anëtarët e MEK, ose sikur njihen ndryshe muxhahedinët, që janë kundër regjimit të Teheranit. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta bisedoi me këshilltarin ligjor të kampit të MEK në Manëz, Bezat Safari.

Ai u shpreh se brenda kampit ndihen të sigurt, pavarësisht kërcënimeve të Iranit, por kërkoi që i njëjti nivel sigurie të jetë edhe jashtë. “Këtu brenda kampit jemi të sigurt, por do të duhet siguri edhe jashtë tij. Janë shumë anëtarë të MEK që jetojnë këtu, ka doktorë, mjekë, po edhe njerëz që po shkruajnë historinë për të shkuarën dhe përballjen me regjimin.

Këtu kemi një jetë normale, falenderojmë Shqipërinë që ka dëbuar ambasadorin e Iranit që ishte përfshirë në aktivitete terroriste” tha ai, ndërsa rikujtoi rastin e zbulimit dhe goditjes së celulës në muajin tetor. Por si e komenton ai përplasjen e mes SHBA-së dhe Iranit pas vrasjes së gjeneralit? Këshilltari ligjor i MEK shpreson në rënien e regjimit iranian.

“Është një situatë e tensionuar, e kemi ndjekur dhe shpresojmë që bjerë regjimi. Ata njihen si babai i terrorizimit në botë. Ne nuk jemi terroristë, por luftojmë për demokracinë“. “Kushdo që kërkon lirinë ata e quajnë terrorist, edhe ju” tha ai, referuar deklaratës së udhëheqësit suprem të Iranit dje. Në hyrje të kampit është vendosur edhe një hark i madh, i cili sipas Bezat Safarit simbolizon lirinë. Në kampin e MEK në Manëz jetojnë mbi 3 mijë muxhahedinë, opozitare iraniane, kundër regjimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TI JAPIM PRIORITET DIALOGJEVE..."/ Rama: Do të bëjmë diferencën në drejtimin e Presidencës së OSBE-së
Previous article “KËNAQËSI TË LUASH PËR AIK-STOCKHOLM”/ Mesfushori Asani: Ja pse zgjodha numrin 21 (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

TETË VATRA ZJARRI AKTIVE/ Vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri në Dajt dhe Lurë Aktualitet

TETË VATRA ZJARRI AKTIVE/ Vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri në Dajt dhe Lurë

TRITOLI I SHKATËRROI SHTËPINË/ I kërkuari Ylli Zalla sfidon blutë me një video-mesazh para banesës: Po më ngrenë kurth... Aktualitet

TRITOLI I SHKATËRROI SHTËPINË/ I kërkuari Ylli Zalla sfidon blutë me një video-mesazh para banesës: Po më ngrenë kurth...

AFATET/ Hapen aplikimet për 300 vende të reja në Policinë e Shtetit Aktualitet

AFATET/ Hapen aplikimet për 300 vende të reja në Policinë e Shtetit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT