Një automjet është përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të enjte në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 28 Nëntori në qytet, ndërkaq mësohet se automjeti ishte në pronësi të Edvin Gjylit, ish-oficer i policisë së Elbasanit.
Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se mjeti dyshohet të jetë vënë në flakë nga persona me precedentë penal dhe se ky sulm ka ndodhur për shkak të detyrës së ish-oficerit.
Nga ngjarja nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Po ashtu, policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit dhe kapjen e autorëve.


