Një video e publikuar në youtube tregon pamjet e vrasjes së biznesmenit Kastriot Reçi, ndodhur paraditen e djeshme, në qendër të qytetit të Rrëshenit.
Në videon e siguruar ekskluzivisht, dosja.al thote se është filmuar vrasja e biznesmenit 47-vjeçar që zbret nga një makinë tip “Mercedes Benz”, dhe afrohet tek një grua e cila ka përdore një fëmijë të mitur. Teksa përshëndetet me gruan, të cilën e puth në faqe, Reçi i afrohet fëmijës.
Në momentin kur është shkëputur paksa nga fëmija dhe është ringritur në këmbë duke vijuar përshëndetjen me gruan, Reçi është qëlluar me snajper vetëm një herë dhe është rrëzuar menjëherë në tokë. Plumbi që sipas grupit hetimor e ka kapur në zemër, ka ardhur nga një largësi prej 150-200 metra, nga kati i shtatë i një pallati.


