• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“HAKMARRJA ËSHTË E OBLIGUESHME”/ Policia jep detaje për arrestimin e gruas që kritikoi SHBA-në për vrasjen e gjeneralit iranian
Home
Rajon

“HAKMARRJA ËSHTË E OBLIGUESHME”/ Policia jep detaje për arrestimin e gruas që kritikoi SHBA-në për vrasjen e gjeneralit iranian

8 January, 2020 k.autor Rajon

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë lidhur me ndalimin e Ikballe Berisha-Hudutit, e cila përmes rrjeteve sociale ishte deklaruar kundër vrasjes së gjeneralit iranian, Qasem Soleimani nga forcat amerikane, duke thënë se “hakmarrja është e obligueshme”.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se Ikballe Berisha-Huduti dyshohet për veprën “shtytje në kryerjen e veprave penale terroriste”.

Policia thotë se gjatë aksionit të zhvilluar më 7 janar, në Prishtinë, Drejtoria kundër terrorizmit në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Kosovës në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, ka kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarës.

“Gjatë bastisjes së shtëpisë së të dyshuarës janë konfiskuar disa pajisje elektronike si dhe dëshmi tjera relevante. E dyshuara është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ikballe Berisha-Huduti kishte kritikuar Uashingtonin pasi forcat amerikane vranë më 3 janar gjeneralin iranian, Qasem Soleimani, në një postim në Facebook.

“Duke vrarë të zotin e shtëpisë, ju keni vrarë të gjithë familjen, andaj hakmarrja është e obligueshme, por nuk ka kufi”, ka shkruar Huduti-Berisha.

Më pas ajo e kishte fshirë këtë postim, pas raportimeve nga mediat vendore në Kosovë.

Më 3 janar, SHBA-ja kreu një sulm me dron në Irak, ku vrau gjeneralin iranian, Qasem Solemiani, liderin e forcave Quds, që nga Uashingtoni konsiderohet organizatë terroriste.

Të mërkurën, Irani ka sulmuar dy baza ajrore që strehojnë trupat amerikane në Irak, ka thënë Departamenti amerikan i Mbrojtjes.

Televizioni shtetëror iranian ka thënë se sulmi është kryer si hakmarrje ndaj vrasjes së komandantit Soleimani./Radio Evropa e Lirë

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SULMUESI SHQIPTAR I JEP FUND PRITJES/ Armando Vajushi arrin akordin me ekipin e ri...
Previous article NUK NDALET ME PËRFORCIMET NË MERKATO/ Juventus gati zbarkimin për tre talentet në Torino

k.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Gjendet pa shenja jete drejtori i TV Alsat, Lirim Hajredini Rajon

E RËNDË/ Gjendet pa shenja jete drejtori i TV Alsat, Lirim Hajredini

PDK PARALAJMËRON KURTIN: Nuk duam pushtet, do jemi aktiv jashtë Kuvendit Rajon

PDK PARALAJMËRON KURTIN: Nuk duam pushtet, do jemi aktiv jashtë Kuvendit

NGËRÇI POLITIK NË KOSOVË/ PDK akuzon Kurtin pas tensioneve në Kuvend: Po bllokon institucionet, Republika është mbi ne Rajon

NGËRÇI POLITIK NË KOSOVË/ PDK akuzon Kurtin pas tensioneve në Kuvend: Po bllokon institucionet, Republika është mbi ne

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT