Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme në qendrën shëndetësore të rindërtuar në Vorë. I shoqëruar nga ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, kreu i qeverisë ka ripërsëritur se nga 1 janari pacienti nuk ka nevojë që të pajiset me një kartë shëndeti, pasi tashmë ajo është online.
“41 shërbime të shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale nga 1 janari. Jo më qytetarët në këmbë duke pritur administratën, po administrata në këmbë për të plotësuar dosjet e qytetarëve dhe kthyer përgjigje ONLINE në afatin ligjor. Mjafton që të vini te mjeku dhe mjeku e bën vetë këtë punë, dhe ai nuk e kërkon më ku e ke, pse s’e ke, e harrova, më dhimbte koka”, tha Rama.
Vorë – Qendrat shëndetësore pjesë e #REVOLUCIONIDIGJITAL2020📲💻🖥 NË SHËRBIMET PUBLIKE🤝 • 41 shërbime të shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale nga 1 janari 👉 https://e-albania.al/ #PaEcejake #PaRadhë #PaRryshfet • Imagjinoni vetëm për Kartën e Shëndetit, 30 mijë qytetarë duhet të merrnin rrugën e mbanin radhë dy herë, një herë për aplikimin dhe njëherë për marrjen e kartës. Sot NUK KA MË NEVOJË të harxhojnë asnjë minutë dhe asnjë lek😊• Jo më qytetarët në këmbë duke pritur administratën, po administrata në këmbë për të plotësuar dosjet e qytetarëve që APLIKOJNË ONLINE dhe kthyer përgjigje ONLINE në afatin ligjor për përmbushjen e kërkesës👍 #ShërbimePublike për #ShqipërinëqëDuam🇦🇱🤝☀
Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 8. Januar 2020


