• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VRASJA E GJENERALIT SOLEIMAN/ Irani sulm me raketa ndaj 2 bazave amerikane
Home
Nderkombetare

VRASJA E GJENERALIT SOLEIMAN/ Irani sulm me raketa ndaj 2 bazave amerikane

8 January, 2020 k.autor Botë, Nderkombetare

13 raketa kanë goditur bazat ajrore ‘al-Asad’ dhe ‘Irbil’ në Irak, në të cilat janë vendosur trupat amerikane. Mediat ndërkombëtare raportojnë se, sulmi ndaj bazave amerikane është kryer rreth orës 01:30 me orën lokale, nga një distancë prej 10 kilometrash.

Akti terrorist është marrë përsipër nga Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, të cilat përmes një mesazhi në agjensinë shtetërore të lajmeve, IRNA, paralajmërojnë se ky është vetëm fillimi.

“Paralajmërojmë të gjithë aleatët amerikanë, të cilët i dhanë bazat e tyre ushtrisë së saj terroriste, se çdo territor që është pika fillestare e veprimeve agresive kundër Iranit do të shënjestrohet”.

Sulmi mendohet të jetë një mënyrë “hakmarrje” pas vrasjes së gjeneralit Iranian, Qasem Soleimani.

Lajmi për sulmin fillimisht u konfirmua nga një komandant sunit i forcave paraushtarake, Qatri al-Obeidi,  në qytetin e afërt të al-Bagdadit, por edhe nga një zyrtar i Departamentit Amerikan të Mbrojtjes në SHBA.

“Një lloj sulmi ka ndodhur në bazat ajrore të trupave amerikane ‘al-Asad’ dhe ‘Irbil'”, është shprehur zyrtari amerikan.

Po ashtu, mëvonë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Stephanie Grisham, përmes një deklarate zyrtare për mediat pohoi sulmin, ndërsa shprehet se Shtëpia e Bardhë po vijon monitorimet.

“Ne jemi të vetëdijshëm për sulmet ndaj objekteve amerikane në Irak. Presidenti është informuar, po monitoron nga afër situatën si dhe po këshillohet me ekipin e tij kombëtar të sigurisë”, tha ajo.

SHBA ka rreth 5000 trupa në Irak, ndërkaq ende nuk dihet nëse ka viktima nga sulmi.

Tensionet në rritje në Lindjen e Mesme kanë detyruar Mbretërinë e Bashkuar të vendos në gatishmëri Marinën Mbretërore dhe helikopterët ushtarakë. Vendimi u bë me dije nga Sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRONDITËSE/ Sulmohet me armë zjarri ish-futbollisti i Juventusit, po parkonte makinën (FOTO)
Previous article I VDIQ GRUAJA 5 DITË PAS MARTESËS! Olsi Hajdari rrëfen ditët e vështira: Rezartën s’e harroj, si kujtim mbaj unazën

k.autor

Postime të ngjashme

E PAZAKONTË NË SIÇILI/ Rrufeja godet për vdekje alpinistin amerikan teksa shkonte drejt kraterit të vullkanit Etna! Botë

E PAZAKONTË NË SIÇILI/ Rrufeja godet për vdekje alpinistin amerikan teksa shkonte drejt kraterit të vullkanit Etna!

SULM ME DRONË NDAJ RUSISË/ Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake Botë

SULM ME DRONË NDAJ RUSISË/ Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

RIKTHEHET ALEANCA TRUMP-MUSK/ Pas përplasjes, miliarderi përgatit 100 milionë dollarë për republikanët Botë

RIKTHEHET ALEANCA TRUMP-MUSK/ Pas përplasjes, miliarderi përgatit 100 milionë dollarë për republikanët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT