Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga krimi i rëndë që ndodhi më 5 janar në fshatin Gjerbës të Mallakastrës.
Një 16-vjeçar lidhi dhe më pas hodhi në rezervuar nusen e xhaxhait, pasi së bashku me shokët e tij po tentonte të grabiste banesën.
Viktima është Drita Saliaj, 50 vjeç, por si kanë vepruar të rinjtë për të grabitur banesën e xhaxhait të 16 vjeçarit?
Sipas të dhënave më të fundit, thuhet se ata kanë hyrë brenda banesës së viktimës, ku kjo e fundit i ka pikasur dhe e ka njohur nipin e burrit.
Ai menjëherë ka vepruar, duke e lidhur dhe më pas së bashku me miqtë e kanë hedhur në rezervuar e fshatit.
Autor i kësaj ngjarje është nipi i burrit të viktimës që punon si emigrant në Greqi.
Të arrestuarit në këtë ngjarje janë dy 16 vjeçarë dhe një 26 vjeçar.


