I detyruar nga një baba i dhunshëm të lypte në rrugë në 11, i trafikuar në Britani nga bandat shqiptare në moshë 15-vjeçare për të duruar punën e skllevërve, i mashtruar më pas i futur në shtëpinë e fëmijëve.
Kështu e ka nisur artikullin gazzeta britanike “The Sun” për të miturit shqiptarë që trafikohen drejt Anglisë shkruan “The Sun” përcjell AlpeNews.al
Samet Mata është 18 vjeç dhe se jeta e tij e shkurtër ka qenë më traumatike nga se mendohet. Ai arriti në Britani në moshën 15 vjeç, kurse tashmë po përballet me dëbimin, ndërsa në emigrim ai punoi punë nga më të ndryshmet, në tërësi skllavëruese. Jeta e tij ndryshoi disi kur ai u strehua në një familje britanike dhe ishte larg banditëve e kontrabandistëve.
Endrit Vishaj hyri në Britaninë e Madhe në një moshë të mitur, 16 vjeç duke u fshehur në një kamion që e çoi në Midlands. Tani, 18 vjeç, ai po vuan dënimin me katër vjet e katër muaj burg për trafik kokaine.
Klevis Drazhi, 20 vjeç, u kap me 11 mbështjellëse kokaine në Londër dhe u burgos për 18 muaj, duke pretenduar se ai ishte detyruar të merrej me drogë nga një anëtar i mafies së Shqipërisë, pasi hyri në mënyrë të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar në pjesën e pasme të një kamioni.
Alfred Hamzaj, 22 vjeç, u burgos për tetë muaj pasi u kap me 4 kilogramë kanabis. Ai tha se ishte marrë me aktivitet kriminal, pasi kishte humbur punën në një lavazho, ku kishte punuar prej për pak kohë. Mirëpo, atë punë e kishte humbur, për shkak se ishte i paligjshme në Britani. Ka një rritje të madhe të të rinjve shqiptarë që dërgohen në Britani në mënyrë të paligjshme, ndërsa atje përdoren nga bandat. Më së shumti ata detyrohen të merren me trafik kokaine.
Mijëra shqiptarë arritën në Mbretërinë e Bashkuar në fund të viteve 1990 dhe në fillim të viteve 2000, ndërsa shumë prej tyre pretendojnë se janë kosovarë shkruan “The Sun” përcjell AlpeNews.al






