• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DISA GJËRA T’I LËMË SURPRIZË”/ Një parti e re politike në horizontin shqiptar
Home
Politikë

“DISA GJËRA T’I LËMË SURPRIZË”/ Një parti e re politike në horizontin shqiptar

7 January, 2020 Delo.autor Politikë

Në intervistën e parë për këtë vit të ri, Rudina Hajdari, bashkëkryetare në komisionin për sistemin elektoral, flet jo vetëm ngjarjet më të bujshme politike që kanë ende letrat e hapura, por rrëfen gjithashtu përjetimet si grua në politikë dhe marrëdhëniet me politikanët më të rëndësishëm në vend.

Për Rudina Hajdarin 2020-a pritet të jetë viti që do u japë lajmin e shumëpritur shqiptarëve: Reforma zgjedhore do të jetë gati. Për herë të parë, Hajdari zbut qëndrimin dhe ndaj Partisë Demokratike në këtë proces, duke i lënë hapur derën për ta miratuar së bashku reformën.

“2020 do jetë patjetër përfundimi i reformës zgjedhore, reformës në drejtësi, do jetë vit i rëndësishëm pas vitit që lamë pas, do jetë i vështirë po ashtu, por një vit së vërtetës. Partia Demokratike por edhe partitë e tjera opozitare e panë veten ngushtë se nuk kishin mundësi për të dhënë kontributin brenda parlamentit. Janë bërë më të ndërgjegjshëm, më të ndërgjegjshëm se një vit më parë se po ta mbani mend, një vit më parë ishin më pak te predispozuar për t’u marrë me reformën zgjedhore”, u shpreh Hajdari për Report Tv.

Një tjetër çështje e nxehtë politike që do na shoqërojë dhe në 2020, është nisma e mazhorancës  për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. E pyetur nëse shumica qeverisëse do ta ketë votën e saj për ta shkarkuar kreun e shtetit, Hajdari u përgjigj: “Si ligjvënës mendoj se nuk duhet të shpejtojmë dhe të marrim hapa radikalë, sepse nxisin hapa të tjerë radikalë. Nuk është diçka emergjente, sepse mbi të gjitha njerëzit kanë nevojë për procese transparente dhe të drejta”.

Hajdari rrëfen rrugëtimin e saj në politikë, raportet e vështira jo vetëm me kryeministrin Edi Rama dhe kundërshtarët brenda parlamentit por edhe me elektoratin prej forcës politike prej nga doli deputete, Partisë Demokratike.

“Kryeministri shpeshherë përdor gjuhë jo të pranueshme për të rinjtë dhe qytetarët shqiptarë. Kam pasur një raport normal, që jam mundur të mbaj atë staturën që duhet brenda parlamentit, nuk ka qenë e lehtë sigurisht. Nëse do t’i sugjeroja diçka për 2020, të ketë një fjalor më të butë dhe më pak arrogant me shqiptarët dhe opozitën. Momenti më i vështirë ka qenë kur nuk dorëzova mandatet se kam pasur sulme nga shumë njerëz, dhe ishte një moment i vështirë për jetën time personale por i rëndësishëm për jetën politike”, rrëfeu Hajdari.

Por cilët kanë qenë mbështetësit më të fortë të zonjës Hajdari, në vështirësitë e para të fjalimeve në Kuvend, të rrugës drejt qëndrimeve dhe kauzave si kryetare e një grupi parlamentar?

“Gjatë gjithë kohës që kam qenë në Shqipëri, që u bënë gati 3 vjet që jam rikthyer, mbështetësit kryesor përveç familjes kanë qenë miq të babait, kanë qenë njerëz që më kanë këshilluar dhe u kam besuar. Vazhdoj të kem marrëdhënie të mira me ta, madje i kam forcuar marrëdhëniet se ata se më njohin akoma më mirë. Mbështetem shumë te vetja ime dhe familja ime”, tha Hajdari.

Në 2019-ën Rudina Hajdari dha sinjalet e para për krijimin e një partie të ri, por a do të shohim në 2020 si kryetare parti?

“Nuk do ndalem, do shoh mundësinë të jap kontributin tim modest. Demokracia në vend ka çaluar vitet e fundit dhe mendoj se 2020 duhet të jetë rikthimi në bazë dhe ringritja e një demokracie të shëndoshe”.

-Ndoshta edhe e një partie të re?

-“Kjo është për t’u parë. Disa gjëra duhet t’ua lëmë surprizave”.

Teksa bën një bilanc të 2019-ës, Rudina Hajdari shprehet e bindur se opozita e re do të vijojë rrugëtimi e saj dhe do të ketë rol kyç në ndryshimin thelbësor të sistemit zgjedhor./report tv

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TENSIONET ME IRANIN/ Administrata e Trump refuzon pjesëmarrjen e Ministrit të Jashtëm iranian në mbledhjen e OKB-së
Previous article LUKAKU "GROPOS" NAPOLIN/ Interi rrëzon Juven nga froni i Serie A

Delo.autor

Postime të ngjashme

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit Politikë

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar Politikë

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së Breaking News

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT