Gazetari Elton Qyno ka folur së fundmi rreth vrásjes së 47-vjeçarit Guxim Gjyriqit, djalit të tézes së Fatmir Haklajt. I ftuar në studion e “Report tv”, Qyno u shpreh se ngjarja është kryer për hákmarrje dhe se 47-vjeçarin e kanë thirrur, e kanë nxjérrë nga restoranti e më pas e kanë vrárë.
“Një personazh që dikur ka qenë i lidhur me botën e krimit. Dy vëllezërit, ai që u vra dhe ai që është gjallë gjatë 1997-2000 kanë qenë shoqëruar ndjeshëm me familjen Haklaj, janë edhe kushërinj me informacionet që kam unë. Mesa kam pyetur efektivë dhe prokurorë që kanë qenë atje, më konfirmojnë se dy personazhet kanë qenë pjesë e kësaj familje dhe kanë marrë pjesë direkt apo indirekt në disa ngjarje kriminale. Ngjarja besoj nga hakmarrja, nga lidhjet me Haklajt dhe mënyrë si është kryer.
Personi është thirrur është nxjerrë nga biznesi, është qëlluar. Makina ka qenë pa targa, organizimi ka qenë i mirëfilltë dhe jo konflikt i çastit. Nëse do të kishte konflikt të çastit do të kishim autorët. Por në kushtet kur vetë viktima nuk ka pasur konflikte tregon se vrasja ka qenë si pasojë e së kaluarës. Kam përshtypjen se ka pasur të shoqëruar të personave që kanë dijeni për ngjarjen. Duhet vullneti i shtetit dhe të tjerave, kjo duhet të zbardhet edhe autoritetin e shtetit në Tropojë” tha Qyno.
Guxim Gjyriqi, biznesmen dhe djali i tezes së Fatmir Haklajt u ékzékutua me ármë zjarri në hyrje të karburantit. Ngjarja e réndë ka ndodhur një natë më parë rreth orës 23:32, në momentin që Gjyriqi ka dalë nga restoranti i tij. Kamérat e sigurisë kanë filmuar gjithçka dhe pamjet janë sékuestruar nga grupi i hétuesve. Në Tropojë kanë zbarkuar forcat e FNSH-së dhe grupi hetimor për krehjen e zonës dhe për të mbikqyrur vendngjarjen për gjetjen e autorëve. Guxim Gjyriqi njihej në zonë si një njeri i qetë dhe pa probléme. Ai nuk rezulton të ketë pasur précédentë pénalë, kështu që pistat ku po hetohet janë dy: konflikte të kohëve të fundit dhe konkurenca për shkak të bizneseve të tij.


