• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NGA SOT 472 SHËRBIME KALOJNË ONLINE/ Rama: Krasiten dokumentet, regjistroheni me një klik nga telefoni (VIDEO)
Home
Politikë

NGA SOT 472 SHËRBIME KALOJNË ONLINE/ Rama: Krasiten dokumentet, regjistroheni me një klik nga telefoni (VIDEO)

6 January, 2020 Delo.autor Breaking News, Politikë

Nga dita e sotme 472 aplikime për shërbime kanë kaluar online. Kryeministri Edi Rama ishte në zyrat e Qendrës Kombëtare të Biznesit për të parë nisjen e ditës së parë të punës së ‘revolucionit dixhital’ sikur e cilësoi ai. I shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë, drejtoresha e AKSHI-t dhe e QKB-së, ai tha se nga sot regjistrimi i bizneseve do të bëhet vetëm në pak minuta online.

“Vetëm pak minuta online në kompjuter apo celular, duke klikuar vetë nga kudoqoftë (brenda ose jashtë vendit) ose me një ndihmë të parë në sportel, përmes https://e-albania.al, mund të kryen procedurat e nevojshme që deri dje kërkonin kohë e mund zyrë më zyrë. Ky proces rrënjësisht transformues do të lehtēsojë ndjeshëm sidomos biznesin e vogël, duke i hequr qafe shpenzimet e ecejakeve dhe biznesin nē tërësi natyrisht.

Nga sot do ta keni të mundur ta bëni punën pa ardhur këtu fare, mjafton të hyni te portali, tek QKB të bëni aplikimin dhe nga sot nuk do të keni nevojë të sillni dosjet që keni në duar, ku të ketë dokumente shtetëror, pasi të gjitha do të duhet ti marrë për ju vetë QKB-ja dhe kështu në shërbimet e tjera. Ju thjeshtë duhet të aplikoni dhe të vendosni dokumentet private. Pastaj përgjigjen e merrni në kohë, regjistrimin e biznesit e bëni në pak minuta” tha Rama.

Ministrja Anila Denaj tha se  qytetarët po asistohen për të bërë aplikimet, por Rama kërkoi që të shkurtohen sa më shumë dokumentet që nuk janë të nevojshme. “Ju vijoni krasitjen e dokumenteve…duhet të jetë e thjeshtë, shumë elementare. Ato dokumente që kërkohen pa fund janë vetëm problem për njerëzit, pasi krijojnë stres dhe zvarritje brenda administratës. Kështu që këto kohë një muaj apo dy asistoni në sportel, pastaj do të mbyllet sporteli. Duhet ndryshuar koncepti që nga drejtuesi, është koha për të lehtësuar maksimalisht proceduat dhe për të hequr malin me dokumente që u kërkohen njerëzve” tha ai.

Por si mund të bëhet një aplikim online? Çdo qytetar mund të regjistrohet te e-Albania nga kompjuteri ose telefoni. Dokumentet shoqëruese që jepen nga shteti sigurohen nga punonjësi, ndërsa qytetari duhet të bashkëngjisë vetëm vetëdeklarimet dhe dokumente që jepen nga privati. Te e-Albania do të gjeni edhe listën e shërbimeve që do të aplikohet vetëm online.

Qytetarët do të mund ta ndjekin online ecurinë e aplikimit të tyre dhe do të paraqiten në sportel vetëm nëse prezenca e tyre është e detyrueshme nga përcaktimet ligjore për të marrë shërbimin. Ky proces transformues rrënjësor sipas kryeministrit do të zhdukë brenda 2020-ës, radhët për të kërkuar një shërbim; shkurtojë kohën e humbur për të marrë një shërbim; eliminojë masivisht ryshfetin.

Ndërkohë që në qershor do të hyjë online blloku i dytë prej 395 shërbimesh dhe deri në fund të vitit 2020 do të jenë 91% të të gjitha aplikimeve për shërbime. Kalimin e shërbimeve online kryeministri Rama pak javë më parë e cilësoi si një nga shtatë prioritetet e qeverisë së tij për vitin 2020

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FESTIVALI/ Parashikimi i astrologut: Arilena Arës do i bëhët një intrigë në Eurovizion (VIDEO)
Previous article TJETËR FIRO TE LAÇI/ Mbrojtësi pranë zyrtarizimit në Turqi

Delo.autor

Postime të ngjashme

DËNIMI I LIDERËVE TË UÇK/ Kuvendi i Shqipërisë me deklaratë të përbashkët: Vendim i padrejtë, një aktgjykim nuk mund të rishkruajë... Breaking News

DËNIMI I LIDERËVE TË UÇK/ Kuvendi i Shqipërisë me deklaratë të përbashkët: Vendim i padrejtë, një aktgjykim nuk mund të rishkruajë...

KËRKOI PEZULLIMIN E AFATEVE TË PARABURGIMIT/ Rrëzohet kërkesa për lirimin e Ilir Metës Politikë

KËRKOI PEZULLIMIN E AFATEVE TË PARABURGIMIT/ Rrëzohet kërkesa për lirimin e Ilir Metës

SHOKUESE/ Tezja dhe kushëriri abuzojnë seksualisht me 12-vjeçaren në Tiranë, në telefonin e së miturës u gjetën video të rënda të... Aktualitet

SHOKUESE/ Tezja dhe kushëriri abuzojnë seksualisht me 12-vjeçaren në Tiranë, në telefonin e së miturës u gjetën video të rënda të...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT