Duke qarë mes zhurmave të një turmë me qindra mijëra njerëz, lideri suprem i Iranit u lut për shpirtin gjeneralit Qassem Soleimani, i cili u vra nga një sulm me dron nga forcat amerikane.
Televizioni shtetëror iranian ka publikuar pamje të ceremonive, ku shihen mijëra persona që bëjnë homazhe për Soleimani, trupi i pajetë i të cilit ka arritur nga Iraku në Iran.
Irani ka shpallur tri ditë zie dhe trupi i pajetë i Soleimanit është dërguar në qytetin e shenjtë të Mashad dhe në Teheran, para se të varroset në qytetin e tij të lindjes Kerman, më 7 janar.





