• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“UNË KOMANDOJ NJË VEND TË NDARË”/ Zbulohet çfarë i tha Esat Pasha redaktorit të “Journal” në Durrës
Home
Dossier

“UNË KOMANDOJ NJË VEND TË NDARË”/ Zbulohet çfarë i tha Esat Pasha redaktorit të “Journal” në Durrës

6 January, 2020 k.autor Dossier

“Le Gaulois” ka botuar, të hënën e 17 janarit 1916, në faqen n°3, intervistën e Esat Pashë Toptanit me gazetarin e “Le Journal”, të zhvilluar në Durrës më 18 dhjetor 1915, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Z. Henry Barby, redaktori i Journal, pati mundësinë të zhvillojë një bisedë, në Durrës, me Esat Pashën, i cili i tha :

1578251214

“Joffre (gjenerali francez Joseph Joffre) komandon ushtrinë e një vendi ku mbizotëron bashkimi dhe vëllazëria. Unë e gjeta veten në prani të një vendi të ndarë, gjysma e të cilit mbështet Austrinë dhe gjysma tjetër Turqinë. Unë u gjenda vetëm, me ide dhe qëllime krejt të ndryshme.

Kam pasur shumë vështirësi për t’i pranuar ato nga e gjithë Shqipëria, por prapëseprapë ia arrita.”

Unë ngrihem për të marrë leje për t’u larguar, por në atë moment ai në mënyrë familjare më kap në shpatull dhe më çon te dritarja e sallonit e cila mbikëqyr detin.

“Shikoni, më tha, dhe dora e tij më tregon në port katër anije me vela shqiptare, shtyllat e vetme të të cilave ende dalin nga valët – shikoni ! Flota austriake erdhi për t’i fundosur disa ditë më parë!… Dhe trupat bullgare, në këtë moment, po marshojnë në Elbasan! Këto akte armiqësie nuk mund të qëndrojnë pa përgjigje nga ana ime!”

Ndërsa ne shtrëngojmë duart për herë të fundit, Esat Pasha përfundoi me këto fjalë :

“Çfarëdo që të ndodhë, unë gjithmonë do t’i qëndroj besnik Bllokut të Antantës.”

Një ditë pas intervistës sonë, më 19 dhjetor, ushtarët e tij arrestuan diplomatin e Austrisë dhe përfaqësuesin e Bullgarisë që gjendeshin në Durrës, dhe i hipën në një anije neutrale (asnjëanëse) – një anije me vela amerikane e cila gjendej në port.

Dhe, më 21 dhjetor, Esat Pasha, Presidenti i Shqipërisë, vendosi përfundimisht të përkrahë Bllokun e Antantës, duke i shpallur luftë Austrisë dhe Bullgarisë./darsiani.com

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E ZBULON MEDIA ITALIANE/ Pioli shtyn debutimin e Ibrahimovic te Milani (FOTO)
Previous article "KE PATUR KRIZË ME BURRIN?"/ Manjola Nallbani i kthen përgjigjen epike gazetarit (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/ Biografia e panjohur e Enver Hoxhës e vitit 1969: Ali Kelmendi në Gjirokastër u takua me shokun Enver, tek i cili shihte një marksist-leninist të vendosur dhe të pjekur... Dossier

DOSSIER/ Biografia e panjohur e Enver Hoxhës e vitit 1969: Ali Kelmendi në Gjirokastër u takua me shokun Enver, tek i cili shihte një marksist-leninist të vendosur dhe të pjekur...

DOSSIER/ Dokumentet sekrete të CIA-s: Balluku ishte i paaftë t’u jepte një përgjigje delegatëve, prandaj telefonoi Enver Hoxhën e Mehmet Shehun dhe u tha të ktheheshin menjëherë në Tiranë, pasi… Dossier

DOSSIER/ Dokumentet sekrete të CIA-s: Balluku ishte i paaftë t’u jepte një përgjigje delegatëve, prandaj telefonoi Enver Hoxhën e Mehmet Shehun dhe u tha të ktheheshin menjëherë në Tiranë, pasi…

DOSSIER/ "Dua të shumëfishoj rrugët turistike dhe hotelet e vogla…” Intervista e panjohur e Mbretit Zog për gazetën franceze në 1935 Dossier

DOSSIER/ "Dua të shumëfishoj rrugët turistike dhe hotelet e vogla…” Intervista e panjohur e Mbretit Zog për gazetën franceze në 1935

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT