Një biznesmen, pronar i një pike karburanti dhe restoranti është vrarë mbrëmë me armë zjarri rreth orës 23:32. Viktima është Guxim Gjuriqi 47 vjeç, djali i tezes së Fatmir Haklajt. Ai është vrarë pranë pikës së karburantit të tij në lagjen “Partizani”. Autori i ka zënë pritë dhe e ka ekzekutuar, ndërsa më pas është larguar duke humbur gjurmët në errësirë duke përfituar nga nata.
Kryetari i bashkisë së Tropojës Rexhë Byberi në një prononcim për Report Tv u shpreh se viktima njihej në komunitet si njeri i qetë dhe pa probleme. Ai theksoi se kjo është vrasja e parë brenda në qytet pas 18 viteve. “Unë nuk e njoh për njeri me probleme, ishte i qetë, nuk e di nëse ka hakmarrje. Brenda në qytet kjo është vrasja e parë që ndodh pas 18 viteve” tha ai.


