Stuhia e pazakontë e erës në Tiranë që vijon tani prej orësh ka shkaktuar jo pak dëme në kryeqytt.
ALPEnews.al ju sjell të gjitha dëmet e përditësuara minutë pas minute, ku vihen re më së shumti pemë të rrëzuara dhe dëme materiale.
-Lagja Ali Demi rruga Milot Shutku ,eshte rrezuar nje peme dhe ka shkeputur kabujt elektrik .
-Te Sheshi Skenderbej ,eshte rrezuar pema e vitit te ri.
-Tek Coin eshte rrezuar nje peme dhe ka bllokuar rrugen.
-Rruga e Durresit perballe mullirit te vjeter,ka rene nje antene nga pallati dhe nje shtylle betoni.
-Pas presidences tek pallati qe eshte duke u ndertuar ,disa skela i kane rene siper nje mjeti.
-Tek Komuna e Parisit te pallatet 2 kateshe perballe Oslos ,eshte shembur nje pjese e strehes se catise dhe ka demtuar disa mjete.
-Rruga Perlat Rexhepi ka rene nje peme dhe ka bllokuar rrugen .
-Afer Parlamentit tek shkolla pedagogjike ,eshte rrezuar nje shtylle e tensionit te larte.
-Rruga Hafiz Ibrahim Dalliu , ka rene nje panel i madh nga pallati dhe ka bllokuar rrugen.
-Rruga Bill Klinton ka rene nje shtylle nga era dhe ka demtuar nje mjet te parkuar.
-Tek Rruga 21 dhjetori eshte paraqitur shtetasi Ervin Halili 36 vjec ,demtuar ne koke nga nja llamarine qe ka rene si pasoje e eres.
-Rruga Beqir Luga pallati 25 ka rene nje llamarine dhe ka demtuar nje mjet.
-Rruga Sadik Petrela ka rene nje tabele rrugore dhe ka demtuar nje mjet .
-Në Laprake tek Gjykata e Shkalles se Pare ka rene nje peme dhe ka demtuar telat elektrike.


