• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PRESIDENTI HESHT/ Këshilltari Ilir Metës: Vrasja e gjeneralit iranian shënon fillimin e Luftës 3 Botërore!
Home
Ekskluzive

PRESIDENTI HESHT/ Këshilltari Ilir Metës: Vrasja e gjeneralit iranian shënon fillimin e Luftës 3 Botërore!

5 January, 2020 Redaktor1 Breaking News, Ekskluzive, Politikë

Ilir Kulla, i njohur si një nga këshilltarët më të afërt dhe më me ndikim pranë Presidentit të Republikës Ilir Meta, me anë të një statusi në facebook-un e tij, paralajmëron ditë të errëta për njerëzimin, pas vrasjes së gjeneralit Qassem Soleimani.

Vrasja e njeriut të dytë më të rëndësishëm të Iranit, u realizua në 2 janar viti, nga forcat amerikane me urdhër personal të Presidentit Donald Trump. Kjo ngjarje ka provokuar reagime të shumta në të gjithë botën, duke rritur tensionet në Lindjen e Mesme.

Këshilltari i Presidentit të Shqipërisë shkruan: “Mbani mend 2 janarin e 2020 si 28 Qershorin 1914”. Po çka ndodhur 106 vjet më parë dhe çlidhje ka ajo datë me zhvillimet e sotme globale? Ilir Kulla i referohet me sa duket me anë të kësaj date, vrasjes në Sarajevë të Princit Ferdinand, trashëgimtarit të fronit të Perandorisë Austro- Hungareze. Kjo ngjarje njihet në histori si shkaku që nxiti fillimin e Luftës së Parë Botërore.

Për rrjedhojë, nisura nga paralelizmi i këshilltarit të Kreut të Shtetit, të gjithë duhet ta mbajmë mend vrasjen e general Soleimanit, pasi ajo mund të shpërbejë si shkak për fillimin e Luftës Tretë Botërore.

Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij, Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, janë të vetmit nga elita politike e Tiranës, që nuk janë prononcuar publikisht rreth vendimit të Presidentit të SHBA Donald Trump, për vrasjen e gjeneralit Iranian Qassem Soleimanit. Qëndrimi i këshilltarit Ilir Kulla, mund të shërbejë si një pasqyrë për të parë në këtë rast, edhe qëndrimin e Ilir Metës rreth kësaj ngjarje.

Kujtojmë se në tetor 2019, drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu në një konferencë shtypi, njoftoi se Shqipëria kishte shmangur një atentat terrorist nga një celulë iraniane, ku u përmend edhe emri i gjeneral Soleimanit. Atentati u tha se ishte planifikuar të realizohej ditën e Sulltan Novruzit (mars 2018) në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane, në Tiranë.

Nga viti 2014, në koordinim me OKB dhe SHBA, Shqipëria ka pritur një numër anëtarësh të MEK-ut, një organizatë që e sheh veten si opozita në mërgim dhe alternativë ndaj regjimit Iranian. Regjimi iranian e sheh atë si kërcënim serioz për mbijetesën e tij. MEK-u është një shënjestër kyçe për forcat e sigurisë iraniane, të cilat tentojnë të sulmojnë anëtarët e organizatës kudo ku ata mund të jetojnë dhe operojnë jashtë Iranit.

Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DUHET TI DINI/ Dhjetë gjëra që drejtuesit nuk ua thonë asnjëherë punonjësve dhe pse duhet!
Previous article VRASJA E SOLEIMANIT/ Pompeo: Zbulimi amerikan ishte i qartë mbi rrezikun që paraqiste gjenerali

Redaktor1

Postime të ngjashme

KONFERENCA E BLLOKUT LINDIR NË BERLIN/ Rama: Europa përballet me sfida të mëdha, duhet të jetë e hapur ndaj së ardhmes Breaking News

KONFERENCA E BLLOKUT LINDIR NË BERLIN/ Rama: Europa përballet me sfida të mëdha, duhet të jetë e hapur ndaj së ardhmes

TRAFIKIMI I 50 TON KOKAINË/ Mes 10 emrave të goditur nga SPAK, kush është “Fantazma e drogës” Armando Pacani (FOTO) Aktualitet

TRAFIKIMI I 50 TON KOKAINË/ Mes 10 emrave të goditur nga SPAK, kush është “Fantazma e drogës” Armando Pacani (FOTO)

GODITJA E GRUPIT TË TRAFIKUT TË DROGËS/ Nga Dritan Gjika, Isa Aliu tek Armando Pacani, zbardhen emrat e personave të akuzuar Aktualitet

GODITJA E GRUPIT TË TRAFIKUT TË DROGËS/ Nga Dritan Gjika, Isa Aliu tek Armando Pacani, zbardhen emrat e personave të akuzuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT