• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NË MAJ PËRFUNDON GJITHË SEGMANTI”/ Balla në Unazën Bujqësore të Elbasanit: Në fund të shkurtit këto sera eksportojnë në Europë
Home
Politikë

“NË MAJ PËRFUNDON GJITHË SEGMANTI”/ Balla në Unazën Bujqësore të Elbasanit: Në fund të shkurtit këto sera eksportojnë në Europë

5 January, 2020 k.autor Politikë

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla thotë se në fund të shkurtit serat e Unazës Bujqësore të Elbasanit fillojnë eksportin në vendet të Europës.

Balla gjatë inspektimit të parë të 2020 pikërisht në Elbasan, u shpreh se Unaza Bujqësore e këtij qyteti është një investim shumë i rëndësishëm i qeverisë.

Ai shton se kërkon që njëra pjesë e rrugës së unazës bujqësore të Elbasanit të jetë gati deri në shkurt. Ndërsa segmenti i plotë 7.3 km përfundon në janar.

“Me përfundimin e festave dhe me rikthimin në punë për ne është e rëndësishme përfundimi i kësaj rruger por me cilësi. Është një prej rrugëve që e quajmë me të drejtë unaza bujqësore e Elbasanit. Kjo rrugë bën të aksuesueshme prodhimet e 1400 ha ku shumica janë sera. Vetëm gjatë këtij viti në mes shkurti dhe pjesës së dytë të mblidhen rreth 2 milion rrënjë lakër Brukseli e cila ka vlerë 900 lekë të vjetra copa vetëm ky kultivar, shkon deri në 1.8 miliardë lekë për këtë zonë. Ky është vetëm një prej kultivarëve dhe kjo rrugë ka qenë një nga kërkesat e kahershme e banorëve. Erdhëm këtu për të parë nga afër këtë rrugë kaq të rëndësishme dhe ja tani po e përfundojmë. Nga janari deri në maj përfundon gjithë segmenti prej 7.3 kilometrash.”- tha Balla.

Ndërkohë kreu i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja ka thënë se rruga është marrë parasysh për të gjitha nevojat e komunitetit dhe shpreson që pas këtij investimi rrënjët e lakrës të mbjella të cilat janë traditë e këtyre serave të dyfishohen.

‘’800 mijë rrënjë lakër Brukseli ishin mbjellë vitin e kaluar, tani janë mbjellë 2 milion. Shpresoj të dyfishohet. Janë marrë parasysh të gjitha për këtë rrugë, trotuari për shkollën, kanalet ujitëse dhe rruga për bujqësinë. Është një nga zonat më punëtore të Elbasanit. Pas përfundimit të këtij segmenti jam i sigurt se të gjithë tregtarët e mëdhenj do të vijnë t’i marrin vetë këtu prodhimet bujqësore’’. – tha Llatja.

STATUSI I TAULANT BALLËS

Elbasan▶: Filluam vitin e ri 2020 me inspektimin e punës që po kryhet në një investim shumë të rëndësishëm të Qeverisë, “unazën bujqësore të Elbasanit”. Ne fund te Shkurtit, serat e kësaj zone fillojnë eksportin për në shumë vende të Europës dhe duam që njëra pjesë e rrugës të jetë gati.
#ShqipëriaqëDuam

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E GJENERALIT IRANIAN/ Britania merr masa për mbrojtjen e anijeve në Ngushticën e Hormuzit
Previous article REKORDI I RI/ Ja sa miliardë mesazhe u dërguan me 31 dhjetor 2019 përmes WhatsApp

k.autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard Breaking News

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar Politikë

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin… Politikë

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT