• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRONDITET SHKODRA/ Kush është shefi i policisë, që iu vendos eksploziv në banesë, pamjet nga vendi i ngjarjes (VIDEO+FOTO)
Home
Breaking News

TRONDITET SHKODRA/ Kush është shefi i policisë, që iu vendos eksploziv në banesë, pamjet nga vendi i ngjarjes (VIDEO+FOTO)

5 January, 2020 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Këto janë pamjet që vijnë nga banesa e efektivit të Policisë në Shkodër, e cila mbrëmjen e djeshme ishte pre e një sulmi me eksploziv. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:50 të mbrëmjes. Nga ky shpërthim nuk ka të lënduar ndërsa polici Prelë Milani, me detyrë komandant poste në Theth, sapo kishte dalë nga shtëpia pasi ishte në shërbim, ndërsa në banesë ishte gruaja dhe vajza.

Sasia e lëndës plasëse e dyshuar si tritol është vendosur në pjesën e pasme të banesës së policit në zonën e Zooteknikës në një shtëpi private. Tritoli ka shpërthyer afër një barake ku nuk jeton askush dhe përdoret si magazinë nga familja. Pavarësisht shpërthimit polici Prelë Milani nuk e ka kuptuar se ka ndodhur në banesën e tij duke qenë se është me një oborr të madh dhe ka vijuar rrugën për të dalë në punë. Familjarët pasi është larguar i kanë bërë të ditur se tritoli ka shpërthyer në shtëpinë e tyre ndërsa më pas kanë ardhur ekspertët e policisë duke nisur hetimet për këtë ngjarje të ndodhur në banesën e kolegut të tyre. Vetë polici Milani ka dyshime se kjo ngjarje ka ardhur për shkak të detyrës si polici dhe komandant poste në Theth.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Çështja e kultivimit të drogës në Dukagjin vazhdon të jetë problem dhe efektivi Milani është përballur shpesh herë me asgjësim të lëndëve narkotike si pjesë e policisë. Ndaj dyshimet e para janë se ky është një sinjal për policin Milani. Një tjetër shpërthim me tritol gjatë mbrëmjes që lamë u regjistrua në fshatin Grudë e Re, në banesën e shtetasit Kolë Bungaja. Ndërkohë, policia po heton në lidhje me ngjarjet.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DO T’I KËRCEJA NË PREHËR"/ Rasheli shpreh hapur pëlqimin për Robert Berishën
Previous article NISIN RESHJET E BORËS NË KORÇË/ Deri më tani asnjë rrugë e bllokuar (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

ALARM NË PUKË/ Zjarri në Gojan i afrohet banesave, flakët favorizohen nga era e fortë Aktualitet

ALARM NË PUKË/ Zjarri në Gojan i afrohet banesave, flakët favorizohen nga era e fortë

PUBLIKOHET VIDEO/ Ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona Aktualitet

PUBLIKOHET VIDEO/ Ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona

E RËNDË/ Shpërthen motori i skafit në “Porto Palermo” të Vlorës, 4 persona të plagosur! Nisen me urgjencë drejt Tiranës Aktualitet

E RËNDË/ Shpërthen motori i skafit në “Porto Palermo” të Vlorës, 4 persona të plagosur! Nisen me urgjencë drejt Tiranës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT