Një sasi lënde plasëse shpërtheu prapa banesës së shefit të stacionit të policisë së Thethit, informon policia e Shkodres rreth orës 01:30 minuta të 5 janarit.
Banesa e shtetasit te identifikuar me inicialet P.M ndodhet në lagjen Guerrile të Shkodrës dhe shpërthimi sipas policisë është shënuar rreth orës 21:45 minuta të 4 janarit 2020.
“Për pasojë ka vetëm dëme materiale” shkruan policia ne informacionin paraprak.
Grupi hetimor dhe forcat e policisë kanë shkuar në vendngjarje ku vujojnë veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin dhe arrestimin e autorit.


