• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E FLAMUR BEQIRIT/ Zbardhen dyshimet e FORTA për ngjarjen. Shqiptari i lidhur ngushtë me BANDËN kriminale suedeze (DETAJET)
Home
Ekskluzive

VRASJA E FLAMUR BEQIRIT/ Zbardhen dyshimet e FORTA për ngjarjen. Shqiptari i lidhur ngushtë me BANDËN kriminale suedeze (DETAJET)

4 January, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Kronikë

Një bandë kriminale suedeze e përfshirë me një seri vrasjesh në Kosta del Sol dyshohet se kanë qenë të lidhura me vrasjen në prag të Krishtlindjes të shqiptarit Flamur Beqiri.

Flamur Beqiri, 36 vjeç, ishte me gruan dhe fëmijën e tij jashtë shtëpisë së tij prej 1.7 milion £ në Battersea, në jug perëndim të Londrës, kur u qëllua për vdekje rreth orës 9 pasdite në 24 dhjetor.

Policia Metropolitane po shqyrton nëse shtetësia suedeze e Beqirit ishte një objektiv për shkak të lidhjeve me grupet e krimit të organizuar në qytetin e tij të lindjes Malmo.

Beqiri ishte i lidhur me një shef bande, i cili aktualisht është “në luftë” me një grup konkurrues, të cilët kanë terrorizuar Costa del Sol në jug të Spanjës, raportoi Mirror.

Los Suecos, ose ‘Suedezët’, dyshohet se herë pas here  kanë porositur rrëmbime, vrasje dhe bombardimin e depove të rivalëve të tyre.

Amir Mekky, drejtuesi 22-vjeçar i bandës, ka qenë në arrati që kur i shpëtoi një sulmi nga 120 policë spanjollë në nëntor 2018. Ai u qëllua në këmbë dhe tre bashkëpunëtorë të tij u vranë në Malmo pesë muaj më parë.

Beqiri njihej si një nga personat më të kërkuar të Suedisë që prej 2008 kur detektivët thanë se ai ishte i përfshirë në një rrjet droge, pasi kishte kontrabanduar kanabis me vlerë 2 milion dollarë.

Ai qendroi në arrati për gati dy vjet, por përfundimisht u dorëzua në policinë suedeze, dhe pas një ndalimi të shkurtër në paraburgim dhe disa procedurave të çuditshme ligjore, ai u lirua për vepra të drogës, por u dënua për akuza më të vogla dhe iu dha një dënim me kusht dhe një gjobë .

Burimet e burgut të cituara në shtypin suedez thanë që Beqiri dhe bashkëpunëtorët e tij menjëherë rifilluan tregtinë e tyre fitimprurëse kriminale para se të binin në një luftë terreni me grupe rivale që kërkonin të kontrollonin rrugët e kokainës dhe kanabisit nga Maroku, përmes Spanjës, drejt qytetit të Beqirit në Malmo.

Beqiri u vendos në Londër në 2015 pasi siç duket mori edhe disa kercenime me vdekje.

Flamuri ishte marrë si fëmijë nga Shqipëria e atëhershme komuniste, përmes Kosovës për në qytetin e tretë më të madh të Suedisë, ku prindërit e tij (tani të divorcuar) Jakup dhe Ramize janë akoma gjallë.

Përshtati nga Daily Mail, ALPEnews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA E HËNA FILLON ACARI/ Temperaturat shkojnë deri në -12 gradë
Previous article PAS ZYRTARIZIMIT NË STOLIN E PARTIZANIT/ Flet trajneri Sormani: Avantazhi im është fakti që…

F.autor

Postime të ngjashme

SIGURIA NË PLAZHE/ Policia e Vlorës: Zero tolerancë për shkelësit e ligjit! 66 mjete lundruese të bllokuara Aktualitet

SIGURIA NË PLAZHE/ Policia e Vlorës: Zero tolerancë për shkelësit e ligjit! 66 mjete lundruese të bllokuara

SPAK JEP PRETENCËN: Nga 7 vite burg për Fatime Kryemadhin e Ema Çokun dhe 4 vite për Pirro Xhixhon Aktualitet

SPAK JEP PRETENCËN: Nga 7 vite burg për Fatime Kryemadhin e Ema Çokun dhe 4 vite për Pirro Xhixhon

TRAGJIKE/ Aksidenti i rëndë i merr jetën shqiptarit në Itali! U përplas me një makinë teksa drejtonte motoçikletën Aktualitet

TRAGJIKE/ Aksidenti i rëndë i merr jetën shqiptarit në Itali! U përplas me një makinë teksa drejtonte motoçikletën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT